LAJMI I FUNDIT:

Një maskë e nevojshme për fytyrën me yndyrë

Një maskë e nevojshme për fytyrën me yndyrë

Keni ju fytyrë të yndyrshme dhe me puçrra por nuk dini çfarë të bëni. Ekspertët kanë deklaruar se mund t’ju vijnë në ndihmë maskat natyrale.

Një ndër maskat që jep efekte më të larta është ajo me kastravec dhe mente. Ka disa mënyra për të bërë një maskë me kastravec, nga më të thjeshtat deri më komplekset.

Maska me kastravec ju ndihmon për të luftuar kundër puçrrave dhe është e nevojshme për fytyrat me yndyrë. Ajo gjithashtu heq qeskat poshtë syve dhe rrathët e errët të syve, transmeton Telegrafi.


Përbërësit:

– 1 lugë çaji mente
– 1 lugë çaji lëng limoni
– ½ kastravec
– 1 vezë

Përgatitja:

Hidhni në mikser kastravecin dhe menten. Më pas shtoni lëngun e limonit dhe vezën.

Përbërjen e përftuar vendoseni në frigorifer për rreth 10-15 minuta. Nxirreni nga frigoriferi dhe aplikojeni në fytyrë duke e lënë të veprojë për 15 minuta.

Në fund shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët.

Kjo maskë që përmendëm më lart është shumë praktike dhe e thjeshtë, ju ndihmon që të largoni puçrrat dhe ju jep shkëlqim në fytyrë. /Telegrafi/
 

Në trend Femra

Më shumë
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Këshilla Estetike
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Pesë arsyet pse keni kruarje të vazhdueshme vagjinale

Pesë arsyet pse keni kruarje të vazhdueshme vagjinale

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Në çift
Cili është ndryshimi midis shtatzënisë me një djalë dhe një vajzë: Çfarë ndryshimesh hormonale ndodhin në trupin e gruas

Cili është ndryshimi midis shtatzënisë me një djalë dhe një vajzë: Çfarë ndryshimesh hormonale ndodhin në trupin e gruas

Shtatzëna
Kalo në kategori