int(1) Maskë me aromën e verës - Telegrafi - Telegrafi Maskë me aromën e verës - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Maskë me aromën e verës

Maskë me aromën e verës

Kjo maskë freskuese, ka veti pastruese të thella dhe qetësuese, veçanërisht është e përshtatshme për fytyrat me yndyrë dhe të ndjeshme.

Përbërësit:
1 domate e pjekur
2-3 lugë argjile të bardhë
2-3 gjethe borzilok
1/2 lugë çaji me vaj ulliri ekstra të virgjër

Përziejmë domatet dhe borzilokun në blender derisa të përftoni një masë kompakte. Më pas shtoni vajin dhe 2 lugët e argjilës.

Nëse përzierja është shumë e lëngshme atëherë shtoni sërish pak argjilë në mënyrë që masa e përftuar të jetë në formën e baltës.


Aplikojeni këtë masë në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 15-20 minuta.
Kjo maskë nga Living këshillohet të përdoret një herë në javë. /Telegrafi/