LAJMI I FUNDIT:

A i shkon ballukja të gjithë femrave?

A i shkon ballukja të gjithë femrave?

Mendojmë se ballukja nuk i shkon të gjithave, duke qenë se ka shumë diferenca dhe mund të gjesh një për çdo tip fytyre.

Ne mund të bëjmë të gjitha modelet e prerjeve, madje edhe flokët shumë të shkurtër. Qëllimi është të dish kë të zgjedhësh duke pasur parasysh llojin e flokëve! Në fakt, ne shpesh shohim të vijnë tek parukierja vajza të lezetshme me flokët kaçurrela që kërkojnë një balluke shumë të pjerrët. Duke përjashtuar këto të fundit nuk duhet transformuar natyra e flokëve tuaj! Prandaj është e nevojshme përshtatja.

Flokët kaçurrela: ju duhet ta dini se do ju duhet punë në mëngjes për t’i dhënë ballukes pamjen e duhur dhe për të shmangur përdredhjen. Para se të vendosni t’i prisni, mos harroni se me lagështirën krehja e flokëve kaçurrela nuk mban.

Veshët: shpesh, parukieret i presin flokët pa parë llojin e flokut të personit si dhe tipologjinë e fytyrës. Ballukja duhet të vijë deri tek gjatësia e veshëve në të dy skajet. /Telegrafi/