LAJMI I FUNDIT:

Si ta bëni manikyrin të qëndrojë më shumë

Si ta bëni manikyrin të qëndrojë më shumë

Thuhet se duart janë pasqyra e shpirtit. Për këtë shkak mirëmbajtja e tyre ka rëndësi të madhe.

Cila është mënyra më e mirë që t’i lyej më thonjtë me manikyr dhe ai të zgjasë sa më shumë të jetë e mundur? Ja disa këshilla:

Pastroni thonjtë me sapun dhe ujë, pastaj fshini ata me një peshqir. Aplikoni mbi ta një produkt forcues të trashë, aplikoni dy shtresa të ngjyrës suaj të preferuar dhe pastaj vendosni sipër një bazë mbrojtëse për ngjyrën.

Kur jeni duke vendosur forcuesin, ju këshillojmë që më parë të pakësoni sasinë e brushës tek shishja e manikyrit dhe më pas ta aplikoni në thua. Pastaj, para se të aplikoni pjesën e dytë të manikyrit, prisni pak sa të thahet manikyri. Ky është sekreti që manikyri juaj të zgjasë sa më shumë.


Të nesërmen ju këshillojmë që të aplikoni sërish një shtresë forcues manikyri, në qoftë se thonjtë tuaj kanë nevojë për të. Prisni të paktën dy orë që manikyri të thahet plotësisht, para se t’i ekspozoni thonjtë tuaj ndaj efektit të diellit.

Aplikoni losion forcues mbi duar dhe thonj sa më shpesh, sepse kjo i ndihmon ata të jenë edhe më të fortë dhe bën që manikyri të qëndrojë edhe më gjatë. /Telegrafi/