LAJMI I FUNDIT:

Receta për vetulla të bukura

Receta për vetulla të bukura

Formësimi i rregullt dhe mbushja e vetullave do ta krijojë një pamje të natyrshme dhe mbresëlënëse, duke e zbukuruar pamjen e përgjithshme të fytyrës.

Vetullat e dendura dhe të bukura janë gjithnjë në modë. Edhe pse femrat me vetulla natyrshëm të trasha e kanë më lehtë, një pamje të mirë mund ta arrijnë edhe ato me vetulla të rralla dhe të holla.

Së pari vetullat duhet t’i krihni në drejtim të ballit dhe me gërshërë të vogla të preni qimet që dalin jashtë linjës. Pas kësaj, shkulni qimet e tepërta nga ana e brendshme e harkut të vetullave. Herë pas here largohuni nga pasqyra, për të parë se nuk e keni tepruar me shkulje.

Pas kësaj, bëjeni një test të vogël me laps, apo krehër, për të parë se cilën pjesë duhet ta theksoni, shkurtoni, apo zgjatni. Mbështeteni lapsin gjatë "urës" së hundës – skaji i brendshëm i vetullave duhet të jetë në rrafsh të njëjtë me urën e hundës. Më pas lapsin kthejeni si diagonale, duke kaluar nëpër sy. Kështu do ta fitoni vendin ku duhet të jetë lartësia më e madhe e harkut të vetullave.


Te formësimi mund t’ju ndihmojnë edhe shabllonët e gatshëm, në bazë të të cilëve mund t’i shkulni vetullat.

Për plotësimin (mbushjen) e vetullave më së miri është që ta përdorni lapsin, apo hijen kozmetike ngjyrë gështenjë, e kurrsesi të zezë, sepse nuk duket natyrshëm. /Telegrafi/