LAJMI I FUNDIT:

A jeni e gatshme që t’ia vini flakën fytyrës për t’u dukur më e re?

A jeni e gatshme që t’ia vini flakën fytyrës për t’u dukur më e re?

Ka shumë femra që janë në gjendje të bëjnë gjithçka, vetëm e vetëm që të duken më të reja.

Po dëshmohet edhe nga trendi i zjarrit në fytyrë, që aplikohet në sallonet kineze të bukurisë. Në kërkim të rinisë, terapeutët kinezë ofrojnë një tretman frikësues të quajtur "zjarri i fytyrës", ku qelizat stimulohen me anë të zjarrit.

Më së pari vihen peshqirët e njomur me alkool dhe me një eliksir të veçantë në pjesë të caktuara të fytyrës, e më pas atyre iu vihet flaka.

Sipas asaj që shkruan "Huffington Post", ky tretman stimulon lëkurën dhe heq rrudhat, por thuhet se në këtë mënyrë mund të largohen shumë sëmundje, duke filluar nga ftohja, e deri te mbipesha. Duhet ditur se, me këtë tretman lëkura nuk digjet, por vetëm nxehet.


Por, rreziku nga djegia megjithatë ekziston, prandaj këtë tretman duhet ta bëni vetëm në sallone me të vërtetë profesionale.

Ka disa ekspertë që thonë se ky tretman nuk është i dobishëm, respektivisht se ka tretmanë që janë më të dobishëm dhe më pak të rrezikshëm. /Telegrafi/