LAJMI I FUNDIT:

Glamuri i ndryshuar i vitit 2012

Glamuri i ndryshuar i vitit 2012

Miley Cyrus i shkurtoi flokët, Beyonce zgjodhi balluket, ndërsa Kate Perry i ngjyrosi me ngjyrë të zezë. Ua ofrojmë ndryshimet e modeleve të flokëve të personaliteteve të shquara, që bënë kryetitujt gjatë vitit 2012.

Marrë parasysh se a ju ka pëlqyer, a keni rrejtur ose keni menduar se ka pasur ngjashmëri me dikë tjetër, modeli i ri i flokëve i aktores dhe këngëtares amerikane Miley Cyrus ka qenë transformimi më i përfolur i vitit.

Fakti që je yll i madh bëhet i ditur kur çfarëdo që bën, prej lindjes së një fëmije deri te ndryshimi i flokëve, është lajm i madh. I tillë ka qenë rasti edhe kur Beyonce Knowles u paraqit me modelin e ri të flokëve në muajin nëntor.

Për dikë që ka provuar pothuajse të gjitha ngjyrat për flokë, duke përfshirë rozën, të purpurtën dhe të kaltrën, u duk pothuajse e pazakontë kur këngëtarja Kate Perry i ngjyrosi flokët me ngjyrën origjinale, atë të zezën.
/Telegrafi/