LAJMI I FUNDIT:

Për sy të mëdhenj

Për sy të mëdhenj

Sytë e mëdhenj te femrat duken joshës dhe seksi. Që me anë të makijazhit të arrini dukje më të madhe dhe të shkëlqyeshme të syve, ndiqni këshillat e mëposhtme.

1. Fillimisht përmes pincës largoni qimet e tepërta mbi kapakë. Që të keni vetulla të rregulluara, krihni ato me një brushë dhëmbësh, të cilën paraprakisht e lyeni me llak për flokë.

2. Zgjidhni ngjyrën për hijezim me dy nuanca. Hijen më të ndritshme vendoseni gjatë gjithë kapakut të sipërm, ndërsa nuancën më të erët vendoseni përgjatë flegrës.

3. Me ngjyrë të zezë vizatoni një vijë përgjatë qerpikëve të kapakut të sipërm dhe pastaj kaloni nëpër të me pambuk që ta shënoni më mirë vijën.


4. Për dukje seksuale dhe joshëse, stilistët rekomandojnë që kapakun e poshtëm ta vizatoni me laps ngjyrë kremi. Mund të provoni ta vendosni edhe në këndin e brendshëm të të dy kapakëve.

5. Me qerpikë të dendur dhe të gjatë, sytë duken po ashtu më të mëdhenj. Në fillim përdorni përdredhës për qerpikë, ndërsa pastaj vendosni një shtresë të maskarës së zezë. Më shumë shtresa mund t’i zbukurojnë qerpikët, mirëpo sytë krijojnë dukje të rëndë. /Telegrafi/