LAJMI I FUNDIT:

Cilat aktore kënaqin kriteret e bukurisë së përkryer?

Cilat aktore kënaqin kriteret e bukurisë së përkryer?

Catherine Zeta Jones, Nicole Kidman, Jennifer Aniston, Penelope Cruz dhe Gwyneth Paltrow kënaqin rregullat kryesore për fytyrë të përkryer.

Catherine Zeta Jones ka vija të përkryera të fytyrës, thonë në Akademinë Amerikane të Kirurgjisë Estetike (AAF-PRS). Në vend të dytë është Nicole Kidman, ndërsa vendin e tretë e ndajnë tri bukuroshet e Hollywood-it: Jennifer Aniston, Penelope Cruz dhe Gwyneth Paltrow. Pse pikërisht këto?

Sepse pikërisht fytyrat e tyre kënaqin rregullat kryesore: Fytyra e përkryer, sipas Akademisë së përmendur, është ndarë në tri pjesë të njëjta me vija të imagjinuara horizontale. Këto vija kalojnë përskaj cepit të flokëve, në rrafshin e vetullave, në rrënjë të hundës dhe në majë të mjekrës, ndërsa hunda është e gjatë sa një e treta e gjatësisë së fytyrës./Telegrafi/