LAJMI I FUNDIT:

Të dyzetat magjepsëse

Të dyzetat magjepsëse

Koleksioni i Lancome ringjall modën parisiene të viteve të katërdhjeta të shekullit të kaluar.

Po arrin një kohë e ‘errët’ e makijazhit, e cila edhe më tej e gjen frymëzimin në sagat e popullarizuara të librave dhe filmave përplot fantazi dhe qenie mbinjerëzore: buzë joshëse (karmini i kuq është ligj), ngjyrë për thonj në nuancë të buzëkuqit, ‘smokey eyes’ dhe ten të butë kukulle me elemente të rozës dhe të artës.

Me ndihmën e teknologjisë së lartë, makijazhi tejkalon kufijtë e të mundshmes, ofron efekte të muzgut dhe hënës, dukje mashtruese ku butësia përnjëherë mund të shndërrohet në pasion të rrezikshëm. /Telegrafi/