Nëse jeni një nga ato femra që kur shikohen në pasqyrë thonë: “Kam lëkurë të përsosur”, atëherë jeni vërtet me fat. Por, nëse jeni sikur shumica që vazhdimisht ankohen për puçrra, rrathë të errët rreth syve, rrudha të vogla, pigmentim, flluska... atëherë përcillini disa këshilla të dermatologëve.
Ushqimi është thelbësor për dukjen e lëkurës suaj. Konsumoni ushqime të cilat përmbajnë antioksidues, të cilat ndihmojnë në luftimin e baktereve dhe e mbajnë lëkurën vitale. Vitamina E është një tjetër përbërës i rëndësishëm, të cilin e dëshiron lëkura jonë e që ndihmon në rrafshimin e rrudhave. Shmangni kafeinën, sepse shkakton errësimin e lëkurës dhe plakjen e saj. Tentoni që ta zëvendësoni kafenë me çaj të gjelbër.
Kremrat për fytyrë me faktor mbrojtës janë të domosdoshme në çfarëdo sezonin vjetor. Dermatologët këshillojnë që kremin me faktor mbrojtës ta vendosni së paku 20 minuta para se të dilni nga shtëpia, ndërsa është i domosdoshëm edhe në hapësira të mbyllura, duke qenë se monitorët e kompjuterëve emetojnë rreze UV, të cilat e dëmtojnë lëkurën.
Pastrimi i përditshëm dhe largimi i makijazhit është i domosdoshëm nëse dëshironi lëkurë të shëndoshë dhe të shndritshme. Filloni në atë mënyrë që fillimisht të largoni makijazhin nga sytë dhe më pas nga fytyra dhe buzët. Mos harroni që më pas ta ushqeni lëkurën me kremin përkatës.
Detoksikimi i rregullti organizmit është i rëndësishëm edhe për lëkurë të shëndoshë. Pini 2.5 litra ujë në ditë në mënyrë që të shmangni grumbullimin e toksinave.
Njomja e lëkurës është e rëndësishme pavarësisht sezonit. Prandaj, kremi i mirë hidratues le të jetë gjithmonë pranë jush. Dielli është armiku i lëkurës suaj, pasi që shkakton pigmentim dhe plakje të hershme. Një formë e mirë për t’iu shmangur ekspozimit ndaj diellit (nëse nuk mundeni ndryshe) janë rrobat dhe kapelat me rreth të gjerë.
Shenjat e para të kujdesit joadekuat janë lëkura e thatë dhe e plasaritur në duar dhe shputa. Me kujdesin ndaj lëkurës filloni ashtu që në radhë të parë të largoni shtresën e fortë të lëkurës, ndërsa më pas vendosni sasi të konsiderueshme të kremit ushqyes. Para se të flini, në duar vendosni dorëza të pambukut, ndërsa në këmbë vishni çorapë.
Mos i harroni flokët dhe thonjtë. Flokët dhe thonjtë e thatë, të plasaritur dhe të pashëndoshë, janë shenjë e ushqimit jo të mirë dhe mungesës së vitaminave.
Kujdesi ndaj lëkurës është njësoj i rëndësishëm edhe për meshkujt. Përdorni losione me bazë të aloe veras, sidomos pas rruajtjes, sepse ka efekt qetësues. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë10 gjërat pozitive që fëmijët do t'i mbajnë mend që nga fëmijëria, sipas psikologes
Vishni gjithmonë këto nuanca për t'u dukur më e re
Kush është fajtori përse fëmijët janë “të pasjellshëm”
Java e parë e shtatzënisë: Është koha për planifikim dhe jetë të shëndetshme
Si të bëhen më të lehta dhimbjet e lindjes?
Një kombinim të tillë mund ta realizojë vetëm Irina: Një veshje për dhomën e gjumit e ka shoqëruar me çizme lëkure
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës