LAJMI I FUNDIT:

Kaçurrelat. E rëndësishme është t’i vësh në lëvizje

Kaçurrelat. E rëndësishme është t’i vësh në lëvizje

Ke një gjatësi gjysmë të gjatë? E çmendur për rricat e vërteta dhe natyrale në të njëjtën kohë? Je me fat sepse në këtë stinë flokët kaçurrela janë në modë.

Nëse vendos të zgjedhësh këtë lloj prerje mjafton të lehtësosh masën dhe t’i bësh rricat më të butë dhe elastikë. Shumë e rëndësishme në këtë rast është padyshim "përkulja" e flokut.
Pas larjes thaji mirë flokët dhe masazhoji në gjatësinë e tyre me një balsam kundër djegies. Rrotulloni bigodinat në flokët e shpërlara dhe të lyera me shkumë.

Si vihen? Merr-një tufë floku 3-4 cm dhe vendose bigodinën e parë që nga mesi i flokëve deri tek rrënjët. Pastaj vendosni bigodinën e dytë që nga maja deri në lartësinë e bigodinës së parë. Nëse do një kohëzgjatje më të madhe mbuloji me një copë. Thaji me tharëse me shpejtësi mesatare dhe hiqi bigodinat. Krihi vetëm me gishta e nëse do një volum ekstra ule kokën poshtë dhe krihi flokët me një krehër me dhëmbëza të rralla. /Telegrafi/