LAJMI I FUNDIT:

Makijazhi nga revytë e modës

Makijazhi nga revytë e modës

Trendi më i madh i makijazhit nga revytë verore të modës është dukshëm minimal, përkatësisht dukja natyrore, falë së cilës dukeni sikur të mos jeni zbukuruar aspak ose keni vënë shumë pak makijazh.

Shumica e disenjatorëve i kanë nxjerrë modelet e tyre në pista pa makijazh që shihet, sytë dhe buzët kanë qenë tërësisht të palyera (Stella McCartney, Alexander McQueen, Alexander Wang…), ndërsa disa prej tyre i kanë zbukuruar modelet e tyre me makijazh pothuajse të padukshëm, me maskara, hije dhe shndritje me ngjyrë të lëkurës ose nuanca të tokës.

Përveç dukjes natyrore, rekomandimi tjetër i madh për këtë sezon janë buzëkuqet e ndritshëm- para së gjithash të kuq dhe rozë, si dhe qepallat e shënuara. /Telegrafi/