LAJMI I FUNDIT:

Flokët e shkurta për fytyrë pa të metë

Flokët e shkurta për fytyrë pa të metë

Halle Berry e ka shfrytëzuar një tjetër ditë me diell për të shëtitur me vajzën e saj, ndërsa aktorja atraktive, si gjithmonë, është dukur pa të metë...

Halle për daljen e saj ditore ka zgjedhur një fustan të gjatë bardhezi me pjesën e shprehur të dekoltesë, të kombinuar me sandale të zeza ‘japoneze’.

Aktorja vazhdon të mbajë në mënyrë të përsosur flokët e shkurta, por kësaj radhe e ka ndryshuar paksa modelin, duke e bërë atë më elegant.


Ndërkaq edhe vajza e saj, Nahla, sikur të ishte një yll ka shkëlqyer me fustan të zi të kombinuar me ‘balerinka’ të gomës, ndërsa fytyrën e ka zbukuruar me një flutur ngjyrë vjollce. /Telegrafi/