Shpeshherë, marrëdhëniet private “zvarriten” kur, në të vërtetë, duhet të përfundojnë. Ja cilat janë sinjalet e alarmit që duhet t’i mbani parasysh nëse jeni në një lidhje me probleme dhe jo të lumtur.
Pritja seksuale
Ndodh më shpesh nga sa besohet: pritja e madhe seksuale është një nga arsyet themelore për të zgjatur një marrëdhënie që, në të vërtetë, ka arritur drejt fundit. Marrëdhëniet seksuale janë aq shumë të rëndësishme, saqë ndonjëherë, çiftet nisin të aludojnë se poshtë çarçafëve mund të zgjidhen probleme të rëndësishme prej të cilave vuan njëri apo tjetri partner, apo ndoshta edhe të dy.
Duke besuar (gabimisht) se nuk do të jenë kurrë në gjendje të gjejnë një partner kaq perfekt nga pikëpamja erotike, çojnë përpara vetëm një marrëdhënie dhe bashkëjetesë fizike!
Dembelizmi
Nuk është fjala për përtesën e të filluarit të palestrës, për të dalë shëtitje në këmbë… Përtacia në një marrëdhënie bëhet më e rëndë kur nga një çift besohet se “jemi mirë” dhe se “ndihemi në lartësinë tonë”, ndërkohë që “fishekzjarrët” kanë mbaruar me kohë dhe askush nuk është i interesuar t’i ndezë sërish. Çfarë ndodh atëherë?
Metaforikisht, fjalë për fjalë, ulen mbi marrëdhënie, e cila përpara fytyrës së tyre rrjedh si një lumë i qetë, pa ndonjë të veçantë dhe mbi të gjitha, pa lumturi. Janë raste në të cilat historitë ecin përpara për inerci dhe të dy personat janë të përfshirë në harresën e arsyes se përse duhet të qëndrojnë bashkë!
Mirënjohja
Shpesh, fakti që partneri/partnerja juaj ju ka qëndruar pranë në një moment veçanërisht të vështirë të jetës suaj, bëhet “thikë me dy presa”: mirënjohja që ndjeni ndaj tij/saj, kthehet në një bumerang, ju ndalon të ndaheni, edhe pse mund ta keni kuptuar se marrëdhënia ka shkuar drejt fundit.
Ndërkohë, mos u ndjeni në siklet kur e dini se ai/ajo ju do ende dhe ju qëndroni me të vetëm për të mos e lënduar: në fakt, kështu do të vuani edhe më shumë!
Fëmijët
Në morinë e arsyetimeve të çifteve, për të mos i dhënë fund marrëdhënies së tyre të dështuar, janë edhe fëmijët. Frika se këta të fundit mund të vuajnë, i bën prindërit të kenë një vizion më të qartë dhe afatgjatë për situatën dhe kjo bënë që pashmangshmërisht, e gjithë familja të zhytet në një rreth të keq vicioz, që nuk ndihmon askënd.
Për këtë fakt, shpeshherë janë fëmijët ata të cilët dëshirojnë ndarjen, për t’u dhënë fund vuajtjeve dhe grindjeve.
Frika nga vetmia
Janë të shumta çiftet të cilët kanë frikë të ndahen, për të mos mbetur vetëm, kur në të vërtetë janë vetëm! Nëse mes jush nuk funksionon asgjë, nuk ka vend për frikë. Pasi të jeni përpjekur me të gjitha mënyrat, por pa marrë asnjë rezultat, atëherë duhet të besoni se një jetë e re do të jetë më e mirë nga ajo në të cilën gjendeni.
Paradoksi është se sa më shumë ta shtyni ndarjen, aq më i keq do të jetë ndikimi me realitetin e jashtëm.
Familjet përkatëse
Edhe familjet e çifteve, gjithnjë e më shumë, po bëhen shkak i një situate private që nuk funksionon më. Prindërit e secilës palë, duke dëshiruar më të mirën e fëmijës së tyre, pa e kuptuar, ndikojnë për keq – çiftet ndonjëherë nuk ndahen për respekt të tyre.
Ndaj, është e rëndësishme që të reflektoni për të gjitha ato që thamë më lart, në mënyrë që të gjeni një zgjidhje të menjëhershme, e cila do t’jua pakësojë vuajtjen, në rast se po përjetoni një marrëdhënie private me probleme! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Udhërrëfyes për seks oral: Çfarë duan femrat në të vërtetë
Një teknikë për orgazma të shumëfishta që pakkush e di: Gjithmonë do të dëshironi më shumë, më shumë, dhe më shumë...
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje