LAJMI I FUNDIT:

Si t’ia thuash ‘me lezet’ që s’të intereson

Si t’ia thuash ‘me lezet’ që s’të intereson

Ndonjëherë qëndrojmë në ca situata të caktuara vetëm për të mos lënduar padashje dikë, apo thjesht sepse kemi frikë t’i pranojmë të vërtetat me zë të lartë

Kjo s’është e shëndetshme, ashtu siç nuk është të zgjedhësh fjalët e gabuara dhe të mërzisësh dikë. Aq më tepër kur dikush të shprehë pëlqimin, ndjesitë që ka për ty.


Si t’i thuash “Jo” pa e lënduar personin përballë?

Ji origjinale dhe e thjeshtë

Duke patur qëllime të mira dhe duke qëndruar i thjeshtë mund të mos jetë aq e vështirë sa e imagjinon. Jini të qartë dhe të sjellshëm, ndërkohë që i thoni se thjesht nuk mund të vazhdoni më. Mos harroni se duke përdorur taktin dhe modestinë askush s’do të zhgënjehet nga ju.

Thuaja në mënyrë të qartë dhe direkte

Thuaji që s’je e interesuar në këtë dhe kaq. Nuk ke pse të sforcohesh për të vazhduar një gjë që s’do. S’është arrogancë, është sjellje e drejtpërdrejtë.

Mos i çoni gjërat në nivel shumë personal

Mos e bëj të duket si refuzim, apo sulm personal. Thjesht nuk u përputhët dhe kaq.

Tregoji fiks pozicionin tënd në këto momente

“Më vjen keq, nuk ndjeva asnjë shkëndijë mes nesh.”

Kujto që reagimi i tyre nuk duhet të ndikojë mbi ty

“E vlerësoj, por nuk jam e interesuar.”

Pranoje faktin që ata edhe mund të lëndohen

Pavarësisht se çfarë mund t’i thuash ti, ka nga ata që do të lëndohen gjithsesi. Ajo çfarë mund të bësh është të reduktosh lëndimin e tyre duke i sqaruar pse-në në kohën e duhur.

Thjesht thuaj “Jo”

“Jo, faleminderit shumë!” Nuk i detyrohesh sqarime askujt në fund të ditës.

Trajtoje siç do të doje të të trajtonin

Mendo pak për atë që të ka thyer zemrën. Mos vepro si ai, por gjej mënyrën dhe përdor taktin për t’i thënë dikujt që s’ke interes. Si do të doje të silleshin me ty?

Burimet: Cosmopolitan, Anabel