Të ushqyerit sipas grupit të gjakut përdoret shpesh për promovimin e programeve për humbjen e peshës. Për të thuhet se mund t’i mposhtë disa sëmundje. Teoria e ushqyerjes sipas grupit të gjakut është e bazuar në faktin se grupi i gjakut përcakton se cilat ushqime duhet konsumuar për ta arritur një nivel optimal të shëndetit.
Historia e ushqyerjes në bazë të grupit të gjakut
Të ushqyerit sipas grupit të gjakut e ka zhvilluar Peter D’Adamo, mjek naturopatik, i cili e zhvilloi teorinë se njerëzit reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj ushqimeve të caktuara, në varësi të grupit të gjakut.
D’Adamo e zhvilloi teorinë sipas të cilët grupi i gjakut e përcakton aftësinë e trupit për të tretur ushqime të ndryshme. Grupi i gjakut 0, për shembull, mund ta tretë mirë mishin, sepse ka të rritur nivelet e acidit në lukth.
Çfarë përfshin ushqyerja në bazë të grupit të gjakut? – Në vijim ju sjellim parimet themelore të ushqyerjes sipas grupit të gjakut.
Personat me grupin e gjakut A (që i quajmë kultivues) duhet ta shmangin qumështin dhe produktet e qumështit, ndërsa dietën e tyre duhet ta bazojnë në fruta, perime, drithëra, bishtajore, arra dhe fara.
Personat me grupin e gjakut B (që i quajmë nomadë) duhet të hanë ushqime të ndryshme (fruta, perime, drithëra, bishtajore, mish, shpezë, peshk, vezë dhe produkte të qumështit), por t’i shmangin frutat arrore dhe farat.
Personat me grupin e gjakut AB (që i quajmë enigma) mund të hanë ushqime që i hanë personat me grup të gjakut A dhe B, por ushqimi i tyre duhet të bazohet në tipin vegan ose përbërësit që janë me origjinë shtazore.
Personat me grupin e gjakut 0 (që i quajmë gjahtarë) duhet ta shmangin qumështin dhe produktet e qumështit dhe drithërat, dhe të hanë mish dhe një sasi të moderuar të perimeve, vezëve, frutave arrore dhe farave.
Në përgjithësi, ushqyerja në bazë të grupit të gjakut e inkurajon konsumin e ushqimeve integrale dhe e minimizon konsumin e ushqimeve të gatshme dhe gjysmë të gatshme të përpunuara.
Ushqyerja sipas grupit të gjakut vjen me një plan të ushtrimeve
Për shembull, për grupin e gjakut A rekomandohen ushtrimet e relaksimit, si joga ose tai chi. Për grupin B rekomandohen ushtrimet e intensitet të moderuar, si ecja. Për grupin e gjakut AB rekomandohet kombinimi i ushtrimeve të relaksimit dhe ushtrimeve të intensitetit të moderuar, ndërsa për grupin e gjakut 0 rekomandohen ushtrimet me intensitet të lartë, si vrapimi.
Përfitimet e ushqyerjes sipas grupit të gjakut
Disa ekspertë pajtohen se ushqyerja në bazë të grupit të gjakut mund ta përshpejtojë djegien e yndyrave, ta rritë nivelin e energjisë, stimulojë sistemin imunitar, përshpejtojë humbjen e peshës dhe ta reduktojë rrezikun e sëmundjeve që janë shkaku kryesor i vdekjes në botë – sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Megjithatë, në këtë temë janë kryer pak hulumtime që këto pretendime të mund të vërtetohen me prova.
Sa është e sigurt ushqyerja sipas grupit të gjakut?
Duke e marrë parasysh se plani i të ushqyerit për grupin e gjakut A dhe 0 është mjaft rigoroz, ekziston shqetësimi se mund t’i reduktojë vitaminat dhe mineralet të cilat janë thelbësore për shëndetin. Edhe pse kjo mund të zëvendësohet me suplemente, vitaminat dhe mineralet është gjithmonë më mirë të konsumohen nëpërmjet ushqimeve integrale, sepse trupi i absorbon më mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar