LAJMI I FUNDIT:

A është penisi juaj më i madh? Gjatësia mesatare e tij është kjo!

A është penisi juaj më i madh? Gjatësia mesatare e tij është kjo!

Në revistën “British Journal of Urology” është publikuar studimi me titull “A jam normal?”, ndërkaq studimi ka treguar që gjatësia mesatare e penisit në gjendje të ulur është nëntë, ndërkaq e penisit në ereksion diçka më i gjatë se 13 centimetra.

Për të arritur te këta numra, hulumtuesit britanikë studimin e tyre kanë përfshirë madje 96 të punimeve të publikuara më parë lidhur me këtë temë, transmeton Telegrafi.

Një pjesë e hulumtimit është hedhur poshtë (sepse është marrë me disfunksionin erektil) derisa në fund mbetën vetëm 20 dhe kështu mund të flasim për modelin nga më shumë se 15 mijë meshkuj.

Për shumicën e femrave, e vetmja masë e cila është e rëndësishme më së shpeshti është vëllimi i penisit (mesatarja është 11,65 cm), sepse vagjina është më e ndjeshme pikërisht në pjesën e jashtme, thotë dr. David Veale, autor i hulumtimit.


Shumica e meshkujve janë të brengosur me madhësinë e penisit të tyre, edhe pse bëjnë pjesë në mesatare. Ky tip i të brengosurit quhet “sindromë e penisit të vogël” – shkruan autori i studimit.

Hulumtimet kanë treguar se si madje 85 për qind e femrave janë të kënaqura me madhësinë e penisit të partnerëve të tyre, mirëpo vetëm 55 për qind e meshkujve kanë qenë të kënaqur me penisët e tyre.

Mirëpo, hulumtuesit për fund shtojnë edhe numrat të cilat nuk kanë edhe aq shumë lidhje me kënaqjen e partnerin.

Në shoqëri qarkullojnë ide të ndryshme mbi atë se ç’është me e rëndësishme për në shtrat, ndërkaq të paktë janë ata të cilët janë të bazuar shkencërisht lidhur me këtë gjë. /Telegrafi/