Meshkujt e urrejnë refuzimin. Nuk ka gjë më të keqe për një mashkull, se sa egoja e tij e thërrmuar copë-copë, kur një femër e ëndrrave të tij refuzon një takim. Ti mendoje se edhe ajo ishte e interesuar, por ka mundësi t’i kesh përkthyer gabim shenjat e saj.
Nga këndvështrimi i një mashkulli, femrat janë shpesh shumë të mprehta dhe indirekte, ose thjesht konfuze, sepse ato nuk janë të sigurta për atë që thonë. Ajo çka shumë meshkuj kërkojnë, është një shenjë e qartë e femrës, që ju tregon atyre se ajo është vërtet e interesuar. Ekziston kjo? Ndoshta jo, por ka disa shenja, që iu tregojnë meshkujve, se kur duhet ta marrin iniciativën për të kërkuar një takim.
E ke gjithmonë “para syve”
Çuditërisht, prezenca e saj është kudo. Ajo shfaqet menjëherë kudo ku je edhe ti: shkëmbehesh në korridor, është në tavolinën përballë në barin ku je ulur, “aksidentalisht” përplaset me ty…
Ajo që po ndodh është, se ajo po përpiqet t’ju bëjë të kuptoni se keni një shans për të bërë lëvizjen i pari. Problemi me këtë lloj strategjie femërore është, se shumica e meshkujve janë të pavëmendshëm me këto vogëlsira.
Gjuha e trupit të saj është e kuptueshme
Shumë njerëz thonë se trupi nuk mund të gënjejë. Ja disa shprehje të gjuhës së trupit, për të cilat duhet të jeni të vëmendshëm: ajo tregon në drejtimin tuaj me dorë, ose këmbë; përkulet drejt jush kur është duke folur; luan me flokët e saj, ose tund kokën lehtë; përkëdhel bizhuteritë (p,sh. vathët), ose prek syzet e diellit; i mban sytë tek ti, edhe pse është duke folur ose pirë diçka; imiton lëvizjet tuaja të trupit (p.sh. nqs. ti vendos dorën në tryezë, ashtu bën edhe ajo); qesh kur ju e shihni me vëmendje.
Nëse tregoheni të vëmendshëm, do të kuptoni që është ndezur drita e gjelbër për një romancë.
Ajo nuk tregohet shumë “e zënë”
Nuk do ta dëgjoni kurrë nga një femër të interesuar për ju, të thotë “aam shumë e zënë tani”, ose “prit të shoh, mos kam ndonjë takim tani”. Edhe nëse ajo po del me dikë tjetër, por interesohet vërtet për ty, do ta mbajë një derë hapur për të komunikuar ndoshta edhe në të ardhmen.
Është kurioze për ty
Një femër e interesuar për ty do të dijë gjithçka rreth teje. Përgatitu të gjendesh para një kuizi të gjatë për familjen, të kaluarën, shijet e tua rreth ushqimit, filmave, muzikës, etj. Shumë shpesh ndodh, që ajo seleksionon shijet e tua në një mënyrë që pëlqimet dhe mospëlqimet të përputhen me të sajat.
Ajo përdor “hetimin”…
“Hetimi” duket si një bashkim i disa pyetjeve të rastësishme, por pas tyre fshihet një makinë llogaritëse që po përpunon të dhënat. Kur një femër takon një mashkull interesant, ajo e pyet “rastësisht” për punën, lagjen ku banon dhe makinën e tij – gjithçka duket si një bisedë e natyrshme.
Ajo të përfshin në planet e saj
Një femër e interesuar është e hapur për planet e të ardhmes me ju. Në fakt, ajo shpesh thotë diçka, si p.sh.: “Të pëlqen edhe ty ai film? Duhet të shkojmë ta shohim ndonjë ditë“. Është e qartë, që ajo po kërkon ta ftoni në një takim.
Ndjehet si në gjemba
Nëse ajo vërtet interesohet për ty, do të duket shumë nervoze, veçanërisht nëse e kupton se ti po i lexon shenjat e saj. Natyrisht që ajo mund të jetë një person normal, e turpshme, kështu që vënë re me kujdes si reagon me të tjerët. Nëse ajo ndjehet ashtu vetëm me ty, ndoshta po mendon për një romancë.
Bëhet xheloze nëse flisni me një femër tjetër
Ajo ka sy edhe në kurriz. Një femër e interesuar mund të krahasohet me skifterin për shikimin që ka. Nëse vini re mërzitjen e saj, për shkak se ti po flet me një femër tjetër, të jesh i sigurt që ajo kërkon të të ketë më shumë se një shok. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTri shenjat e horoskopit që janë të papara për komunikim
Katër këshilla praktike për të përballuar çdo bisedë të vështirë në marrëdhënie
Metoda ideale për zgjerimin e xhinseve nëse keni gabuar masën, truku ka bërë xhiron në TikTok
A zvogëlohet gjoksi gjatë dobësimit?
Urime të zgjuara për përvjetorët e martesës
Katër numrat që nëse i telefononi mund t’jua shpëtojnë jetën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin
Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë
"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand