LAJMI I FUNDIT:

Komplimentet janë si paratë

Komplimentet janë si paratë

Shkencëtarët japonez kanë vërtetuar se dhënia e komplimenteve aktivizon të njëjtën qendër në tru sikur t’i kishit dhuruar personit të caktuar një sasi të madhe parash.

Ekspertët të cilët kanë punuar në këtë hulumtim, thonë se studimi ofron vërtetim shkencor për faktin se njerëzit krijojnë shumë vetëbesim dhe fitojnë “krahë” kur kanë një reputacion të kënaqshëm, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit kanë zbuluar se këto forma të shpërblimit, fjalët e mira dhe paratë, kodohen nga struktura e njëjtë e neuronit.


Këto janë thjeshtë baza biologjike në jetën e përditshme në bazë të të cilave ndodhitë e mira i përjetojmë si shpërblim”, kanë shpjeguar shkencëtarët nga Okazaki i Japonisë.

Gjatë hulumtimit, studiuesit kanë analizuar trurin e 19 personave të shëndoshë me anë të Rezonancës Magnetike, dhe kanë parë se të dy aktivitetet, komplimentet dhe paratë, në tru aktivizojnë të njëjtin regjion.

Kjo vërteton piramidën e nevojave të psikologut të famshëm Abraham Maslow. Pra, vetëbesimi që bazohet në shpërblimet dhe avancimet është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të gjithë njerëzit. Ai është faktori kyç në jetë, ndërsa arrihet përmes punës, hobit ose çfarëdolloj veprimi tjetër.

Punën tonë të mirë e njohim edhe vetë ne, por e njeh në radhë të parë mjedisi i cili me lëvdatat e veta ngrit vetëbesimin tonë.

Njerëzit të cilët nuk kanë vetëbesim ndihen më të paaftë dhe për këtë arsye nuk kanë as motiv për punë, ndërsa komplimentet janë ilaçi i duhur për vetëbesim të ulët, kanë shpjeguar shkencëtarët japonezë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Kopshtaria
Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Stil
Gjashtë këshilla për të rikthyer lumturinë pas momenteve të vështira

Gjashtë këshilla për të rikthyer lumturinë pas momenteve të vështira

Lifestyle
Kalo në kategori