LAJMI I FUNDIT:

Qeshuni, është mirë për shëndet!

Qeshuni, është mirë për shëndet!

Ndryshoni mënyrën e të menduarit. Shpirti i gjallëruar dhe sensi i humorit do të ndikojnë mirë në shëndetin trupor dhe psikik. Cinizmi, vulgariteti apo joserioziteti ndikojnë ndryshe.

"Falë humorit, njerëzit bëhen më të tolerant, dinë të përballen me frustrimet dhe ruajnë shëndetin e tyre trupor dhe psikik", shkruan Sueli Damergian, nga universiteti në São Paulo.

Mirëpo, si të kthjellemi? Profesori vlerëson se disponimi i mirë mund të mësohet njëjtë sikurse mësohet edhe shkrimi e leximi.

Kjo qartazi kërkon nga njerëzit me karakter të egër, që të ndryshojnë mënyrën e vet të mendimit. Profesoresha e psikologjisë Raquel Rodrigues Kerbauy sqaron: "Nëse dikush mendon se do të mund të qeshet vetëm atëherë kur është e drejtë të veproj ashtu, atëherë gjithmonë do të mbetet i ngrysur. Në fund të fundit, bota është përplot me padrejtësi".

Njerëzit me temperament të gjallëruar kënaqen në kontaktet e tyre shoqërore, ndonëse kanë orar të kërkueshëm kohor, thuhet në raport. Për ta kanë vlerë gjërat e vogla, siç janë, “biseda me miq, ëmbëlsirat apo pesë minuta dëgjimi të muzikës së mirë".


Megjithatë, Damergian tërheq vëmendjen: "Çiltërsinë nuk do të duhej ta përziejmë me joseriozitetin e as me vulgaritetin".