LAJMI I FUNDIT:

Jo të gjithë frutat janë të dobishëm për dhëmbët

Jo të gjithë frutat janë të dobishëm për dhëmbët

Dihet se kariesi i dhëmbëve shkaktohet, në shumicën e rasteve, nga ushqimet e ëmbla dhe të athëta. Skema është shumë e thjeshtë: Në fillim, shkatërrohet emali. Pastaj, mikroorganizmat e ndryshëm futen në qelizat më të thella të dhëmbëve dhe dhëmballëve. Dihet gjithashtu se frutat dhe perimet i kanë të dyja: sheqerin dhe acidet.

Ushqimet bimore mund t’i ndash në dy kategori:

Grupi i parë: Ato që ndihmojnë në zhvillimin e kariesit. Në grupin e parë përfshihen bananet, hurmat e Arabisë, ananasi, patatja, bizelet, mollët e ëmbla, që përmbajnë sasi të mëdha hidrokarburesh. Në këtë grup futen edhe shegët, portokalliet, limonët, boronica, kumbullat, thanat, të cilat kanë vërtet pak hidrokarbure, por janë të pasura me acide organike. Në këtë grup futen edhe domatet, sallata jeshile,majdanozi, spinaqi.

Grupi i dytë: Ato që edhe kur nuk i mbrojnë, u sjellin atyre dëme të pakta. Nuk janë të dëmshme për emalin trangujt, lakra, lulelakra, kungujt, patëllxhanët, karotat. Njeriu e ka të pamundur të jetojë pa perimet dhe frutat e grupit të parë sepse ato kanë substanca të dobishme për shëndetin në përgjithësi, përfshirë edhe florin, që është aq i rëndësishëm për vetë dhëmbët. Po atëherë? Përgjigjja vjen vetvetiu: Frutat dhe perimet duhen përdorur duke pasur parasysh disa rregulla elementare sigurie. Së pari, respektoni parimin e përgjithshëm: Gjithçka me masë! Mbani gjithmonë parasysh rregullat elementare të higjienës së gojës. Pas çdo ngrënieje, lajini dhëmbët dhe shpëlajeni gojën me ujë të pastër.

Zgjidhni për dhëmbët tuaj furça sa më të përshtatshme.