Të sharat ndihmojnë për t’u liruar nga stresi në vendin e punës, ka dëshmuar hulumtimi i kryer në universitetin East Anglia në Norwich. Hulumtuesit rekomandojnë që të punësuarve, të cilët shajnë, t’u mundësohet që pa pengesë të lirojnë stresin në atë mënyrë, madje, ata rekomandojnë që të nxiten për të sharë, nëse kjo u ndihmon në punë.
Sharja e rregullt mund të forcojë solidaritetin dhe unitetin brenda punëtorëve dhe mundëson shprehjen e ndjenjave si p.sh. dëshpërimin, dhe me këtë zhvillohen marrëdhëniet më të mira shoqërore në mes të punësuarve, thonë shkencëtarët, transmeton Telegrafi.
“Sharja gjithsesi duhet të evitohet apo të ndalohet në prani të palëve dhe shefave”, thotë profesori i zhvillimit të ndërmarrjeve, Yehuda Baruch.
“Megjithatë, hulumtimi ynë dëshmon që, në të shumtën e rasteve, mënyra e ndaluar e shprehjes u ndihmon njerëzve të zhvillojnë ndjenjën e solidaritetit dhe liron nga stresi. Ndalimi i sharjes do të mund të ishte i dëmshëm”, ka sqaruar Baruch.
Udhëheqësit e drejtorisë duhet të dinë se çfarë është marrëdhënia e të punësuarve të tyre në raport me sharjen.
Ata duhet të mësojnë të njohin situatën në të cilën duhet t’i mbyllin sytë ndaj asaj që sipas tyre është mënyrë e papranueshme e komunikimit”, ka thënë profesori Baruch duke shtuar se, disa të punësuar, “kryesisht ata në poste më të ulëta” shajnë shumë, por jo në mënyrë fyese.
Pos kësaj ai ka shtuar se, gratë shajnë më shumë sesa do të pritej tradicionalisht prej tyre, e posaçërisht kur janë në shoqëri me gjininë e njëjtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë gabim që e bën gjithmonë sa herë lan rrobat e bardha
Pse të qash në palestër është normale, sipas ekspertëve
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë
10 kuriozitete mbi macet, që ndoshta nuk i dinit
Si ka lindur “muaji i mjaltit”... Kush e veshi fustanin e parë të nusërisë?
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City