LAJMI I FUNDIT:

Krahët e zbuluar janë trendi i fundit për këtë sezon

Krahët e zbuluar janë trendi i fundit për këtë sezon

Jemi në periudhë të ftoftë dhe ditët në vazhdim nuk do të jenë më të nxehta, por të famshmet nuk e kanë problem të zbulohen.

Me paraqitjet e fundit, duket se gjoksi është vënë në plan të dytë, derisa janë lënë si primare krahët, transmeton Telegrafi.

Trendi i fundit nga të famshme, janë krahët e zbuluar, por në fustane bie në dukje edhe një hapje e madhe e shpinës.

Prej Rosie Huntingdon-Whiteley, deri tek Naomi Campbell shohim fustane, që kanë krahë të zbuluar.


Ky trend nuk është vetëm tek modelet, por është pranuar edhe nga aktore e këngëtare të shumta. /Telegrafi/