LAJMI I FUNDIT:

Shoqëruesja e nuses – kur fustanin e veshin femrat e njohura

Shoqëruesja e nuses – kur fustanin e veshin femrat e njohura

Largojini shqetësimet dhe emocionet duke parë këtë paradë shoqërueses të njohura nusesh.

Të tjera kanë ecur nëpër atë rrugë të ngushtë drejt altarit, para teje. Mund të jetë një çast pak i vështirë, emocionet, fustani ndoshta i një ngjyrë që nuk e vesh kurrë, por e ke pranuar për hir të mikeshës që po martohet, roli që e luan për herë të parë.

Megjithatë gjithçka ia vlen! Mikesha jote po martohet, kjo është dita e saj dhe fakti që të ka dhënë një rol të rëndësishëm është vetëm për t’u vlerësuar.

Sofia Vergara
Aktorja dhe nusja e ardhshme ka bërë pak pushim nga dasma me Joe Manganiello për të shoqëruar mikeshën e saj në altar.


Selena Gomez
Selena me këtë fustan blu si shoqëruese e nuses në një dasmë në plazhet e Meksikës në vitin 2011 kur ishte e dashura e Justin Bieber. Shumë kohë më parë!

Jessica Biel
Rast për t’u mbledhur! Aktorja veshi këtë fustan bust në dasmën e koleges së saj në filmin “7th Heaven”, Beverley Mitchell në vitin 2008.

Keira Knightley
Aktorja britanike ishte shoqëruesja e kunatës Kerry Nixon, që u martuar me vëllain e Knightley Caleb, në Glasgow në 2011.

Kim Kardashian
Dukej më bukur sesa kurrë me këtë fustan vjollce në dasmën e motrës së saj Khloe në 2009.

Rachel McAdams
Aktorja veshi një fustan në ngjyrë blu të zbehtë në dasmën e motrës së saj Kayleen. Ajo edhe u prek gjatë rrugës së motrës në altar, gjatë dasmës në Kanada.

Eva Longoria
Aktorja seksi zbathur rrugëve të Spanjës me këtë fustan të lehtë në dasmën e miqve Alina Peralta dhe Manuel Gutierrez në Cordoba.

Rihanna
Rihanna veshi këtë fustan vjollcë të zbehtë për dasmën e asistentes së saj, Jennifer Morales, në Honolulu,në 20prill 2015.

Cara Delevingne
Aktorja dhe modelja veshi një fustan Chanel si shoqëruese nderi në dasmën e së motrës.

Jennifer Garner
Aktorja veshi këtë fustan vjollcë e zbehtë si shoqëruese e asistentes së saj në vitin 2006.

Jessica Alba
Aktorja veshi këtë fustan të kaltër, ndërsa i shoqi Cash Warren ishte shoqëruesi i dhëndrit dhe ajo shoqëruesja e nuses në dasmën e miqve të tyre në vitin 2010.

Jessica Simpson
Veshur me këtë fustan rozë të zbehtë, këngëtarja ishte shoqëruese e nuses në dasmën e inxhinierit të audios Sean Sullivan. Një fakt interesant? Në këtë dasmë, merrte pjesë edhe Justin Timberlake.

Jessica Simpson
Jessica Simpson ka pasur edhe një shfaqje të dytë, shkruan revista class. Ka qenë shoqëruese e asistentes CaCee Cobb me Donald Faison në vitin 2013.

Kate Bosworth
Kate ka mbështetur shoqen e saj për të thënë po në Sydney në 2008. Dhe shampanja ka ndihmuar! /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Çfarë janë

Çfarë janë "puçrrat e seksit" në fytyrë? Pse ndodhin shpërthimet e akneve?

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Si të zgjidhni pallton dhe xhaketën perfekte për këtë sezon?

Si të zgjidhni pallton dhe xhaketën perfekte për këtë sezon?

Keshilla Modë
Rikthehet trendi i viteve 90-ta, jeleku triko po vishet nga yje sikurse Jennifer Lopez, Billie Eilish dhe Sabrina Carpenter

Rikthehet trendi i viteve 90-ta, jeleku triko po vishet nga yje sikurse Jennifer Lopez, Billie Eilish dhe Sabrina Carpenter

Femra
Këshillë e pediatrit: Si të pastrohet hunda e mbyllur te bebet?

Këshillë e pediatrit: Si të pastrohet hunda e mbyllur te bebet?

Këshilla për prindër
Java e dytë e shtatzënisë: Trupi përgatitet për ovulimin dhe momentin më të rëndësishëm kur ngjizet bebja

Java e dytë e shtatzënisë: Trupi përgatitet për ovulimin dhe momentin më të rëndësishëm kur ngjizet bebja

Shtatzëna
Katër gabimet e femrave në herën e parë

Katër gabimet e femrave në herën e parë

Në çift
Kalo në kategori