Shumica e femrave ëndërrojnë të kenë këmbë të gjata, por kjo ëndërr mund të bëhet realitet me disa manipulime të vogla.
Yjet e njohur nuk kanë të gjitha këmbë të gjata, por shpesh të krijojnë iluzionin se janë të tilla. Pse të mos e bësh edhe ti të njëjtën gjë?
Ndiq këto këshilla për të krijuar iluzionin e këmbëve të gjata.
Zgjidh veshje të ngushta
E di pse shumë femra në të gjithë botën veshin funde, fustane dhe xhinse të shkurtra? Sepse duan t’ju gënjejnë që ato janë më shtatlarta, kur në fakt nuk janë. Në të vërtetë, mund të veshësh të ngushta për të krijuar iluzionin e këmbëve të gjata e të bukura.
Përdor fuqinë e së zezës
Nëse do të kesh këmbë më të gjata dhe më të holla, atëherë e zeza duhet të jetë zgjidhja jote e veshjeve. Kur vesh xhinse të ngushta të zeza apo edhe pantallona të tjera, këmbët duken automatikisht më të holla dhe më të gjata. E zeza të ndihmon për të mbuluar defektet, kështu që është gjithmonë një sugjerim i mirë për t’u dukur e hollë dhe e gjatë në çdo kohë.
Vish funde dhe pantallona të shkurtra
Kuptohet, këtu nuk është fjala të veshësh funde apo pantallona super të shkurtra gjatë ditës. Por sugjerimi vlen për funde me gjatësi të mesme, pak mbi gju. Fundet e gjatë futi në dollap dhe zgjidh ata më të shkurtër për të krijuar iluzionin e gjatësisë. Nëse nuk je natyrë që guxon, atëherë fillo duke ngritur palën e fundit.
Vish pantallona me shirita vertikale
Pavarësisht vendit ku jeton, gjatë verës disa ditë mund të jetë pak më të ftohta, kështu që fundet dhe pantallonat e shkurtra nuk do të të shpëtojnë. Sa herë zgjedh xhinse ose pantallona, sugjerohen ato me vija vertikale. Ndërsa vijat horizontale i bëjnë këmbët të duken më të gjera, vijat vertikalet i bëjnë ato të duken më të gjata.
Vish këpucë nude
Disa i urrejnë takat, por kur do të krijosh iluzionin e këmbëve të gjata, takat bëhen mikeshat më të mira. Sa më të larta të jenë, aq më shtatlartë do dukesh. Por edhe këtu ka një mashtrim të vogël. Në vend të takave të zeza ose të bardha, zgjidh këpucë nude. Meqenëse ato zakonisht janë të ngjashme me ngjyrën e lëkurës, të bëjnë të mendosh se janë pjesë e këmbës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse duhet të vendosni sodë buke poshtë syve?
Ti je e dashura numër 2
Çfarë nuk mund të ndryshojnë femrat kurrë te meshkujt
Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët
Sa dhëmbë duhet të ketë fëmija një vjeç?
Mesazhet sekrete që mund të ndihmojnë fëmijët autikë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!