Ylli i ri i modës edhe pse karriera e saj ka nisur vetëm prej tre vjetësh, është shndërruar në supermodelen e momentit. Ekzotike, tërheqëse, seksi, përbërës që e bëjnë Gigi Hadid aq të pëlqyer.
Kur stilisti Tom Ford e zgjodhi si imazh për linjën e tij të kozmetikës, të gjithë pyetën kush ishte modelja ekzotike e cila në imazhet e shkrepura nga vetë Tom Ford ishte më sensuale se kurrë.
Modelja e zgjedhur nga Sports Illustrated është gjithashtu dhe një personazh televiziv. Ajo ka marrë pjesë në disa seri të The Real Housewives of Beverly Hills. Imazhi i Guess për vitin 2012 ajo u përzgjodh gjithashtu dhe nga Carine Roitfield, dikur kryeredaktore e revistës Vogue Paris, për CR Fashion Book 2014.
Hadid ka lindur në Los Angeles në vitin 1995, nga babai palestinez Mohamed Hadid dhe ish modelja hollandeze Yolanda Foster. Pas divorcit, Yolanda Foster martohet me producentin e njohur David Foster.
Karriera e Gigi-t si modele nisi që kur ajo ishte 2 vjeç pasi u përzgjodh nga Paul Marciano si imazh për Baby Guess. Pas kësaj nëna e saj vendos që Gigi të vazhdonte shkollën dhe studimet duke lënë mënjanë për një farë kohe karrierën e saj si modele për t’ju rikthyer në vitin 2011. Në 2012 ajo përzgjidhet përsëri imazhi i markës Guess. Duke qenë gjithnjë një imazh publicitar, debutimi i saj i mirëfilltë në pasarelë erdhi këtë vit në New York Fashion Week për markën Desigual. Karriera e saj erdhi gjithnjë në ngritje duke u bërë kështu pjesëmarrëse në klipe të ndryshme muzikore si ajo e Cody Simpson apo Miguel në videoklipin e këngës “Simple Things” të realizuar më 29 maj të këtij viti.
Më pas bëhet imazh së bashku me Patrick Schwarzenegger dhe Tom Ford për linjën e tij të syzeve. Gigi u përzgjodh ndër modelet e kalendarit të ri Pirelli 2015. Ajo firmosi para dy ditësh dhe kontratën me markën e njohur Vicoria’s Secret për linjën e saj Pink.
19-vjeçarja është akuzuar shpesh për hyrjen e saj në botën e modës falë familjes së saj.
“Për shkak se mamaja ime ka qenë në këtë industri unë kam qenë më e privilegjuar për të mësuar bazat e këtij profesioni që kur kam qenë fëmijë. Vajzave të tjera ju duhen rreth dy vjet që të ambientohen ndërsa unë e kisha një bazë nga t’ia nisja dhe kështu ndërtova një etikë time pune dhe një stil krejtësisht personal.” /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Modeli i flokëve më popullor: I shton dhjetë vjet fytyrës dhe ka një tjetër të metë të madhe
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Arsyet e gabuara për të mbajtur shoqëri me ish- të dashurin

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Afshet e nxehta në menopauzë; si duhen trajtuar dhe menaxhuar

Dhimbje gjoksi për shkak të ciklit? Çfarë duhet të bëni

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja