LAJMI I FUNDIT:

Sandalet këpucë të vjeshtës

Sandalet këpucë të vjeshtës

Të mbulosh këmbën mund të jetë dramë në ditët e para të vjeshtës. Kjo është arsyeja pse sandalet janë zgjidhja ideale dhe magjepsëse për këpucët e sezonit.

Këto sandale dhe gjysmë sandale me pak fantazi mund të vishen edhe në ditët e para të dimrit, p.sh mund të vishen me një palë çorape leshi, etj. Zgjidhja është në dorën tuaj.

Ngjyrat dhe modelet ndryshojnë…Madje mund të përshtaten edhe me stilin klasik. P.sh: ju mund të zgjidhni një palë këpucë të hapura ngjyrë nude me platformë të lartë, të kombinuara në mënyrë harmonike me një fustan vjeshtor.

Por sigurisht që këto sandale, sipas Living, shkojnë shumë edhe me pantallona të ngushta slim, mjafton të keni fantazi në kombinim. /Telegrafi/