LAJMI I FUNDIT:

Përse ndiejmë joshje ndaj bandillëve, edhe pse kemi lidhje të lumtur

Përse ndiejmë joshje ndaj bandillëve, edhe pse kemi lidhje të lumtur
THE OFFICE -- "Livin' The Dream" Episode 921 -- Pictured: (l-r) Jenna Fischer as Pam Beesly Halpert, John Krasinski as Jim Halpert -- (Photo by: Danny Feld/NBC/NBCU Photo Bank via Getty Images)

Ndiheni këndshëm kur ndonjë bandill ndodhet pranë jush, kur ju shikon, kur ju buzëqesh, kur ju prek, është shumë i këndshëm dhe natyrisht se do të mendoni seriozisht se a është çdo gjë në rregull me ju dhe me lidhjen tuaj.

Hulumtimi në të cilin kanë marrë pjesë 1.300 veta ka treguar se 62 për qind e njerëzve të cilët kanë lidhje të lumtur së paku njëherë në vit flirtojnë me dikë tjetër.


Veç kësaj, 19 për qind e tyre kanë zbuluar se si ndjenjën e këndshme e ndiejnë së paku një herë në javë. T’ju themi menjëherë që më se e sigurt ashtu është.

Duke e vështruar nga ana shkencore, ajo që ndieni fizikisht që zemra ju kërcen nga eksitimi pikërisht është vetëm përgjigje e organizmit tuaj ndaj stresit, transmeton Telegrafi.

Kjo përgjigje evolutive e trupit të njeriut është zhvilluar si përgjigje ndaj situatave të rrezikshme në të cilat njerëzit më herët shpesh janë gjendur.

Atëherë përshpejtojnë puna e zemrës dhe frymëmarrja, mirëpo shtohet edhe djersitja.

E po nëse keni pyetur përse kjo ndjenjë shfaqet bash në stomak, ekspertët shpjegojnë që kjo pjesë e trupit është më e ndjeshme ndaj situatave kur jemi para stresit intensiv.

Natyrisht, ndjenja e joshjes ndaj dikujt nuk është kurrfarë rreziku jetësor, kështu që në situatat e tilla trupi juaj vetëm reagon vrullshëm, më shumë, ndërsa për këtë fajin e ka evolucioni.

Me fjalë të tjera, ndjenja e tillë është e mrekullueshme dhe nuk do të duhej t’ju shqetësonte, madje edhe kur shfaqet në situata të tilla.

Kjo nuk do të thotë që lidhja juaj është në krizë, por është flirti me disa veprime eksituese, andaj ju duket që ndiheni mirë. /Telegrafi/