LAJMI I FUNDIT:

Tendencat për stinën e ftohtë

Tendencat për stinën e ftohtë

E bardha do të jetë mjaft e kërkuar në këtë sezon, sikurse e verdha indiane, vishnja e sigurisht e zeza, e cila do të pushtojë gardërobën tonë gjatë stinës së ftohtë.

Stilet dhe modelet e veshjeve në koleksionet e këtij sezoni dimëror janë të shumta duke bërë të mundur për çdo vajzë të gjejë diçka për shijen e saj. Por, për stilistin Ardi Asllani ajo që nuk duhet të mungojë kurrë këtë sezon është ngjyra e zezë dhe gri.Nuk janë të pakta pantallonat “sexy-fit” dhe modelet elegante të stilit barok, copa rinore të frymëzuara nga stili gotik apo veshje romantike e plot fantazi. Por, Living këshillon që nuk duhet të guxojmë kurrë të veshim këtë sezon janë ngjyrat fosforeshente. /Telegrafi/