LAJMI I FUNDIT:

Si të vishesh në qoftë se je e plotë?

Si të vishesh në qoftë se je e plotë?

Në qoftë se me trup je e plotë, nuk është e lehtë të vishesh me rrobat në modë, duke qenë se trupi juaj nuk përputhet saktësisht me modelet e revistave!

Megjithatë, nuk mungojnë idetë se si të visheni në mënyrë femërore. Shikoni të gjitha këshillat tona mbi atë çfarë duhet të vishni dhe atë çka duhet të shmangni.

Zgjidhni:
– Pantallona të gjatë
– Një xhaketë e derdhur tek duart, dhe jo shumë e gjerë në mënyrë që të nxjerrë në pah gjoksin;
– Një fustan vere me dekolte;
– Një fustan të gjatë mbrëmjeje, të derdhur, me dekolte, të ngushtë tek pjesa e gjoksit dhe të lirshëm tek pjesa e poshtme;
– Çizme;
– Një rrip të hollë;
– Materiale të shpërndara;
– Këmisha të gjata.

Shmangni:
– Xhaketat e shkurtra që theksojnë pjesën e krahëve;
– Pantallonat me bel të ulët;
– Fustanet me vija-vija nën pjesën e bustit;
– Motivet e mëdha të shtypura;
– Minifundet;
– Xhaketat e mbyllura;
– Materialet e ngushta.