LAJMI I FUNDIT:

Përshtatni bizhuteritë me stilin tuaj

Përshtatni bizhuteritë me stilin tuaj

Të çmuara apo stil ‘funky’, bizhuteri përmirësojmë stilin tuaj dhe i japin feminilitet pamjes suaj. Me udhëzuesin tonë, zbulojmë se çfarë bizhuterish i përshtaten stilit tuaj.

Stili juaj është joshës
Ju adhuroni të vishni funde dhe jeni adhuruese e aksesorëve? Ju jeni një vajzë magjepsëse që kujdeseni veten vlerësoni detajet. Ju vendosni shpesh bizhuteri dhe keni shumë të tilla. Unaza, gjerdanë të gjatë, një palë vathë të mëdha; ju mund të mbani gjithçka me kusht që të mos e teproni.

Stili juaj është elegant rok
E zeza është ngjyra juaj e preferuar dhe muzika që ju dëgjoni ndikojë në veshjen tuaj. Stili juaj është rrok. Ju preferoni ndonjëherë fundet me shirita. Zgjidhni bizhuteri argjendi ose ari të bardhë që janë në kontrast me ngjyrën e veshjes tuaj. Në një T-shirt të thjeshtë vendosni varëse me gjatësi të ndryshme. Harrojini byzylykët shumë mashkullorë dhe zgjidhni varëset me kafkë; janë më shumë në modë.

Stili juaj është vintage
Ju adhuroni të shkoni nëpër qendra tregtare dhe rrobat tuaja reflektojnë personalitetin tuaj unik. Bizhuteritë tuaja duhet të kenë një të kaluar. Mundohuni të njihni epokën e origjinës së tyre dhe ta përshtatni me stilin tuaj. Me një stil të viteve ‘80 zgjidhni bizhuteri plastike, ndërsa për stilin e viteve ‘70 zgjidhni bizhuteri natyrale, me lule hipi shik. Nëse veshja juaj është themelor dhe ju përzieni periudhat, vendosni bizhuteri unike me gurë të gdhendur ose me një palë vathë me perla. /Telegrafi/