LAJMI I FUNDIT:

Përse të blihet fustani me mëngë të gjata?

Përse të blihet fustani me mëngë të gjata?

Ekzistojnë shumë anë pozitive të “bukuroshes seksi”, mirëpo ne po ju prezantojmë disa më të rëndësishëm:

1. Gjithmonë duket i ri! Thjesht, fustanin me mëngë të gjata mund ta vishni shumë herë, madje çdo herë në pamje tjetër. Një herë mund ta plotësoni me jakë , herën tjetër me qafore ari dhe me rrip të përshtatshëm, herën e tretë mbi të mund të veshni sako dhe ta shtrëngoni me një rrip të hollë, ndërkaq herën e katërt mbi të mund të veshni ndonjë fanellë të bukur dhe të lejoni që fustani të duket sikur fund. Kombinimet janë të shumta!

2. Nuk jeni të detyruar ta fshihni. Fustanet pa mëngë janë super, mirëpo pa arritur në ndonjë vend të ngrohur, do të mbetet i fshehur pas xhaketës apo vestës. Fustani me mëngë të gjata mund të vihet në pah tërë mbrëmjen! /Telegrafi/