LAJMI I FUNDIT:

Kate Moss ndalon trafikun në New York

Kate Moss ndalon trafikun në New York

Ajo është prezantuar si fytyra e re e kampanjës për këpucët e markës “Stuart Weitzman” në fund të vitit të kaluar. Mirëpo Kate Moss, së fundmi ka pozuar në mënyrë tejet interesante për modelin më të ri të këpucëve për këtë firmë.

Në një billboard gjigant të vendosur mbi një ndërtesë në New York, duket se askush nuk do të shikojë këpucët e saj, pasiqë ajo shihet në fotografi thuajse krejtësisht e zhveshur, shkruan Daily Mail.

Moss 39 vjeçare, ndalon trafikun në New York, ironizon D.Mail. “Nuk më kujtohet kur kam parë së fundmi ndonjë fotografi të keqe të Kate Moss”, ka thënë një nga dizajnerët e firmës “Stuart Weitzman”. /Telegrafi/