LAJMI I FUNDIT:

Rihanna me veshje nga linja e saj

Rihanna me veshje nga linja e saj

Për bukuroshen e famshme, gjithçka që vesh është e pranueshme, megjithatë ka gjithmonë përjashtime.

Këngëtarja e bitit ‘Stay’ është paraqitur në një ndejë në Londër me xhinset e linjës së saj të veshjeve, të dizajnuara nga vetë ajo. Megjithatë, sipas përshkrimit të mysafirëve, ata ishin të ngjashëm me veshjen e dy palë xhinseve dhe nuk dukeshin aspak bukur.

Edhe pse gjatë prezantimit të koleksionit ishte menduar se ata do të ishin një trend i ri pranveror, do të na duhet të mos pajtohemi në këtë pikë.

Megjithatë, kritikët e modës të cilët kanë më shumë sens dhe këtë aspekt, kanë bërë kritika interesante pothuajse pozitive. Madje, ata thanë se Rihanna do të fitojë shumë me këto xhinse për shkak se do të jenë një hit. /Telegrafi/