LAJMI I FUNDIT:

Këpucë sportive në 4 ngjyra të reja

Këpucë sportive në 4 ngjyra të reja

Koleksioni Vans Otw paraqet për linjën pranverë - verë 2013 modelin Alomar në 4 ngjyra të reja: të gjelbër, të kuqe, blu dhe të zeza.

Tre variantet me copë të ngjyrosur me thembrën e veshur me lëkurë dhe lidhëse të bardha me kontrast, ofrojnë një stil më sportiv, kurse varianti i zi “All-Black”, është më i sofistikuar dhe chic, i shton copës dhe lëkurës detaje në kamosh.

Çdo model ka vrima lidhësesh me ngjyrë të njëjtë më këpucën, lidhëse të sheshta, i përsosur në punim dhe me shumë pak etiketa të markës. /Telegrafi/