LAJMI I FUNDIT:

Gucci me koleksion të ri

Gucci me koleksion të ri

Stili modern dhe klasik ka dominuar në koleksionin më të ri të markës “Gucci”, që gjithmonë arrin të bëj përshtypje me ndryshimet e bëra nga njëri sezon në tjetrin.

Dizajnerja Frida Giannini ka luajtur me siluetën klasike duke e ri-kombinuar me ngjyra dhe elemente moderne, duke pasur mundësinë për t’u shfaqur sa më rrezatuese në ç’do eveniment.

Koleksioni shfaq një tranzicion të dukshëm në stinën e vjeshtës, ngjyra klasike dhe të gjalla, të kombinuara me njëra-tjetrën ju bëjnë të spikatni në mbrëmjet tuaja.

Ngjyra nga më të ndryshmet, si jeshile, blu, rozë, vjollcë, gri, të shoqëruara me motive të lëkurës së gjarprit, krokodilit, të gjitha këto stilet më në trendy për sezonin e ardhshëm.


Fustanet dhe fundet janë rrobat e duhura për të nxjerr në pah anën femërore, prandaj dhe Gucci këtë sezon ka sjellë një seri dizajnesh me të cilat mund të eksperimentoni.

Marka “Gucci” ruan reputacionin e vet jo vetëm me stilin e lartë klasik, dizajne të reja, modele të sofistikuara me ngjyra, printime, por edhe me pëlhura dhe materiale të një cilësie të lartë. Cilësia dhe stili e bëjnë këtë markë të spikasë në mbarë botën. /Telegrafi/