LAJMI I FUNDIT:

Stili retro-vintage

Stili retro-vintage

Qershori është muaji në të cilin ne ndjejmë se stina e pushimeve është pranë e për pasojë e gjithë ‘sjellja’ ndryshon, duke filluar (dukshëm) nga mënyra sesi vishemi.

Ditët me diell na bëjnë të ndjehemi jo vetëm më të lumtur e plot energji, por edhe ‘të pajisur’ mirë me frymëzimin e humorin e duhur për të kombinuar ngjyra e cohëra të ndryshme në dizajn e stil.

Kështu, brenda së njëjtës veshje gjejmë pika e lule, ndërsa nga ana tjetër bashkojmë tonet vintage me prurjet më të fundit të modës.

E thënë kështu, çdo kombinim që ju vjen në mendje është (thuajse) i mundur, ndaj… guxoni! /Telegrafi/