LAJMI I FUNDIT:

Gjalpi për largimin e njollave nga bari dhe katrani

Gjalpi për largimin e njollave nga bari dhe katrani

Gjalpi ju shërben për ushqim të shijshëm, Por, përveç rëndësisë ushqyese, vlen edhe për gjëra të tjera.

Njollat nga bari fillimisht fshijini me gjalpë, ndërsa më pas teshën e njollosur lajeni me ujë të nxehtë me sapun.

Ngjashëm veproni edhe nëse në teshën tuaj të leshtë gjendet një njollë nga katrani, e cila është akoma e freskët. Pas këtij veprimi, me pjesën e thikës që nuk pret largoni edhe gjalpin edhe njollën.

Përsëriteni disa herë këtë veprim, aq sa është e nevojshme që njolla të largohet, ndërsa vetëm atëherë lajeni teshën e caktuar në mënyrë të zakonshme. /Telegrafi/