LAJMI I FUNDIT:

Minifunde për evenimente të rëndësishme

Minifunde për evenimente të rëndësishme

Në revynë e saj në kuadër të Javës së Modës në Paris, Stella McCartney ka shënuar dhjetëvjetorin e aktivitetit të saj të modës.

Veshjet e prezantuara kanë qenë ideale për evenimente luksoze, por ka pasur edhe paraqitje të pizhameve, veshje sportive dhe modele trendi të minifundeve të kombinuara me stilin barok.

Dizajnerja britanike di të kombinojë veshjen sportive dhe atë për meshkuj, ndërsa krahas kësaj gjithmonë mundohet që figurën femërore gjithmonë ta perfeksionojë me kreacionet e saj. /Telegrafi/