LAJMI I FUNDIT:

Andy Rubin – themeluesi i Android, largohet nga Google

Andy Rubin – themeluesi i Android, largohet nga Google

Andy Rubin, bashkë-themeluesi i sistemit operativ Android dhe një punonjës i rëndësishëm i kompanisë Google, është duke e lënë kompaninë.

Në qarqet e Android, Rubin është i njohur mirë për kohën e tij si udhëheqës i Android në Google, pasi në vitin 2005 ai ia shiti gjigantit të kërkimit global kompaninë e tij, që sot mbështet pjesën më të madhe të telefonave të mençur mobil në botë.

Sundar Pichai, një tjetër ekzekutiv në Google i ka udhëhequr përpjekjet e Android në Google, pasi që Rubin kaloi në njësinë e robotikës në Google, në vitin 2013.

Pas kalimit në njësinë e robotëve në Google, Rubin kërkoi që të blihen disa nga kompanitë kryesore, gjë e cila edhe u realizua nga kompania, duke përfshirë edhe emrat e mëdhenj sikurse Boston Dynamics.


Pas braktisjes së Google, Rubin do ta fillojë kompaninë e tij që do të përqëndrohet në harduer, dhe me siguri se në këtë mes do të jenë të përfshirë edhe robotët.

Drejtori ekzekutiv i Google, Larry Page e falënderoi Andy Rubin për krijimin e Android, të cilin sot e përdorin më shumë se 1 miliardë njerëz. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Teknologji
Siri merr një zë të ri në iOS 15.4 beta, një zë i regjistruar nga një anëtar i komunitetit LGBTQ+

Siri merr një zë të ri në iOS 15.4 beta, një zë i regjistruar nga një anëtar i komunitetit LGBTQ+

Sam Altman: OpenAI ka qenë në

Sam Altman: OpenAI ka qenë në "anën e gabuar të historisë" në lidhje me burimin e hapur

Teknologji
Bëhuni gati për të ardhmen; Çfarë vjen si risi me gjeneratën e re të Samsung Galaxy S25

Bëhuni gati për të ardhmen; Çfarë vjen si risi me gjeneratën e re të Samsung Galaxy S25

Teknologji
Luftë titanësh: Kush çfarë tha në përplasjen Musk, Altman dhe Nadella pasi Trump njoftoi projektin 500 miliardë dollarësh për 'Al'

Luftë titanësh: Kush çfarë tha në përplasjen Musk, Altman dhe Nadella pasi Trump njoftoi projektin 500 miliardë dollarësh për 'Al'

Teknologji
Kalo në kategori