LAJMI I FUNDIT:

One Note në App Store

One Note në App Store

Microsoft ka publikuar aplikacionin One Note për iPhone. Ndryshe, aplikacioni është pjesë e paketës softuerike Office për kompjuterë, mirëpo edhe në versionin për iPhone funksioni është i njëjtë – të shkruhen pusulla.

Me ndihmën e versionit të aplikacionit për iPhone mund të krijohen pusulla në lëvizje, të organizohet orari apo gjërat që nevojitet të kryhen. Po ashtu, është përfshirë mundësia e sinkronizimit me versionin e aplikacionit në kompjuter.


Aplikacioni tani për tani është pa pagesë në versionin amerikan të App Store, mirëpo në një të ardhme të afërt Microsoft do të fillojë me pagesë. /Telegrafi/