“Kosova”, është titulli i cili është bërë gati për publikun në pesë vëllime, nga shkrimtari dhe historian Jusuf Buxhovi. Aty, lexuesit do të gjejnë përfundime dhe konstatime të rëndësishme për historinë e shqiptarëve, sidomos për pjesën e lashtësisë.
Përpos kësaj aty lexuesit do të gjejnë edhe një literaturë të pasur që dëshmon se kjo çështje është historiografi botërore shumë e rëndësishme dhe me interes.
Këto ishin edhe disa prej konstatimeve që dolën nga Nazmi Rrahmani, njëri prej redaktorëve të vëllimeve të Buxhovit.
Kështu u shpreh Rrahmani gjatë promovimit që u mbajt sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, në mesin edhe të shumë mysafirëve të tjerë.
“Vepra e Jusuf Buxhovit që po e promovojmë sot është një kurorëzim i punës shumë vjeçare të autorit në këtë fushë duke u angazhuar që studimet e historisë të bëhen sistematike që nga antika e deri në ditën e sotme. E tillë është vepra ‘Kosova’ në 5 vëllime në të cilën, do të gjejnë përfundime konstatime të rëndësishme për historinë tonë sidomos për pjesën e lashtësisë, por do të gjejmë edhe një literaturë të pasur të shfrytëzuar që dëshmon se kjo çështje është historiografi botërore shumë e rëndësishme dhe me interes”, tha Rrahmani.
“Antika”, “Mesjeta”, “Perandoria osmane”, “Kosova 1912 – 1945” dhe “Kosova 1945 – 1999”, janë titujt e vëllimeve që Buxhovi i ka emëruar.
Ndërsa, autori vlerësoi se rëndësia e përkthimit të veprave në gjuhën angleze qëndron në atë se duhet të komunikohet në ambientet ndërkombëtare dhe se në këtë mënyrë e vërteta bëhet pjesë e një mendimi më të gjerë për civilizim për të cilin shqiptarët kanë nevojë.
“Ndihem i nderuar sot që jam prapë në mesin tuaj, që dal me punën time të mëtutjeshme. Falënderoj mikun tim Ramadan Musliu i cili që ka qenë pjesë e këtij projekti. Falënderoj veçmas zotin Ramiz Tafilaj, i cili me përkthimin në anglisht ndihmoj që kjo punë të marr edhe përmasa ndërkombëtare, sepse ka shumë vepra te ne që janë shumë të rëndësishme por nuk kanë pasur mundësi që të përkthehen dhe të komunikohen në ambientet ndërkombëtare. Kjo mbetet një punë shumë e rëndësishme e jona e cila u pa kohëve të fundit. Është e domosdoshme sepse e vërteta e cila mbetet në mes të një mahalle ajo mbetet një thashetheme, por nëse del jashtë bëhet pjesë e një mendimi më të gjerë për civilizim për te cilin ne kemi nevojë”, tha Buxhovi. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, sipas dokumenteve të Shqipërisë

Revolucioni hungarez i vitit 1956 dhe roli negativ i Jugosllavisë

Reportazh i vitit 1944: Në Tetovë, në një udhëtim në Kosovë

Mengjiqi sjell librin me 58 pjesë për piano, me motive të trashëgimisë etno-muzikore shqiptare

IA-ja do të jetë e aftë të manipulojë emocionet: Ishiguro mbi të ardhmen e letërsisë dhe të vërtetës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker