Po vazhdojnë aktivitetet e “Yunus Emre Enstitüsü”, Qendrës Kulturore Turke në Pejë. Kjo qendër për artdashësit pejanë sjell piktoren Sema Bicik me koleksionin e saj të quajtur “Gelibolu”.
Hapja e ekspozitës “Gelibolu” do të bëhet më 18 nëntor 2015 ora 18:00 në sallonin e galerisë së arteve në Pejë.
Në hapje të ekspozitës vet autorja do t’i përgjigjet pyetjes Përse Gelibollu? ku do të tregojë se si ka filluar punën në një koleksion të tillë dhe cilat kanë qenë reflektimet e ndikimit nga kjo ngjarje.
Ekspozita për vizitorët do të qëndrojë e hapur nga 18-27 nëntor 2015 në Galerinë e Arteve në Pejë (GAP).
Ekspozita realizohet në përkujtimin e njëqindvjetorit të luftërave të Çanakalasë, e cila do të paraqesë në formë vizuale anën e hidhur të luftës dhe dëshirën për paqe. Gjithashtu në hapje të programit do të dëgjohet edhe një recital i kitarës nga artisti kosovarë Luan Sapunxhiu.
Nga koleksioni i projektit “Gelibolu” vepra e autores me emrin “Chunuk Bair” në vitin 2007 merr çmimin e Ambasadës Australiane.
Piktorja me stilin e pikturimit të saj surrealist vazhdon punën në atelietë e saja në Bejollu dhe në Kanlixha të Stambollit.
Ndërsa njëra ndër përgjigjet e pyetjes Përse Gelibollu?, është kështu: GELIBOLLI “Sepse kuptova se Lufta në Gelibollu të Çanakalasë e vitit 1915 ishte një pikë kthese për kombin turk, ku ushtarët tonë bënë mrekulli duke u bërë ballë kundërshtarëve pavarësisht sfidave dhe kushteve të rënda”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje