Mes këngëve dhe valleve devolliote, shkrimtari dhe poeti i madh shqiptar, Dritëro Agolli, organizoi një festë paraprake për 83-vjetorin.
Në festën e kolosit të letrave ishin të ftuar ata që atij i do më shumë zemra, në një rreth të ngushtë me miq e familjarë. Gazetari Ilir Kadia, i rritur në të njëjtën tokë me Dritin, siç i thërriste babai i tij kur i ka dhënë mësim shkrimtarit tregon disa sekrete të vogla, nga ato që nuk i kemi lexuar në rrëfimet e shkrimtarit.
Tani që e ndajnë pak ditë nga 83 vjetori (mbush më 13 tetor) ai thotë se padyshim periudha e jetës që ikën më shpejt është pleqëria.
“Dritero, e pyeta, cila është periudha e jetës që ikën me shpejt? Pleqëria, tha. Kur je i ri koha sikur ka ndalur për ty e ti kujton se do mbetesh i ri përgjithmonë dhe se pleqëria është vetëm për të tjerët! Kur plakesh ditët janë njëlloj të tëra, nuk sjellin asgjë të re dhe jeta ikën shpejt si uji lumit nën urë! Njerëzit e këtij fundshekulli do jetojnë mesatarisht 145 vjeç thonë shkencëtarët! Mbesat dhe nipat tanë do jetojnë kaq gjatë, por jo ne moj Sadije, mos ki frikë!”.
Më tej, bëhet një nga ato pyetje që gjithmonë njeriu ia drejton vetes plot kurajë, momenti më i vështirë i jetës. Dhe shkrimtari nuk kujton as politikën, as veprat e shkruara, as kohën e gazetarisë, jo. Në mend i vjen historia me një qerrkë që ia ndërtoi gjyshi, atje në juglindje, në Devoll.
“Sapo e pyeta Dritëroin: cili ka qenë casti më i vështirë në jetë për ty o Dritëro? E zhyti kokën në re një cope herë të gjatë dhe më tha: Kur isha i vogël fare gjyshi më bëri një qerrkë me dy rrota dhe një osht të gjate! Unë nuk e pëlqeva dhe e mora e përplasa në tokë. Qerrka u thye! ‘Po pse o Dritëro?! Shiko si i vrava gishtat për ty një muaj të tërë!’-më tha gjyshi i mërzitur shumë”, rrëfen Ilir Kadia mbi ditëlindjen e Dritëro Agollit. /BW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHakmarrja e Mustafa Krujës për vrasjen e Luigj Gurakuqit: E kthen vrasësin nga Italia në Shqipëri, të vdesë ngadalë - duke vuajtur!
Pamje e Lipjanit të vitit 1902, e shkrepur nga studiuesi Hugo Grothe (Foto)
Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut
Letra që gruaja ia dërgon shkrimtarit të madh turk, Nazim Hikmet: Ti dhe unë jemi një njeri i vetëm
AJO KISHTE
TAKIM SOVRANËSH
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos