Poezi nga: Carlo Alberto Camillo Mariano Salustri (Trilussa)
Përktheu: Maksim Rakipaj
Me mija parrulla, flamur,
ene resme t’varme n’mur,
bajonetat, sa s’t’qorrojn,
m’drit dillit kur xixillojn,
vu fanfarat, na shurdhojn,
Bam-bum topat gjithanej,
dridhen mure, xhoma krejt.
– A di kush, çër osht kjo fest?
– Ta thom un, hiç mos ki dert,
Osht nji Mret, nj’aty m’det,
mren m’vaporr, takon nji mret.
Nji, po kapen m’qaf po m’duket,
pllaq e plluq, i shef? po puthen;
Shëttt re dreq! po folin m’vesh…
– Je mir? Si ma ke ate Mretnesh?
– Falemnerit! -Me se merret? -Jep cic!
– E Princi çëre bo? – Rrin tu ja thith!
– Poplli çër bo amon! – Poplli krruhet!
– Ne kallom-kusuri? – Kujt po i rruhet!
– Mo mir prishet! Gjenja qeka bukuri!
Qeka rahat veni ene poplli m’qetsi,
p’e pijm noj gjo, sa t’bohet drek… –
Ene poplli trim mledh njaty n’breg,
kush me brek e kush pa brek,
përtyp luledilli ne gërthet:
Rroft Mretnesha, rrofsh o Mret!
Ene shef me qef, si njaty m’det,
tunet let vaporri m’qef’n e vet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City