Nga data 24-27, nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në Teatrin e Qytetit të Prishtinës - “Dodona”, mbahet edicioni i IV-të i Festivalit të Teatrove të Kukullave. Gjatë këtyre katër ditëve do të prezantohen tetë shfaqje, ndërsa marrin pjesë trupat nga: Kroacia, Maqedonia, Bullgaria, Serbia, Shqipëria, si dhe trupa e “Dodonës”.
Në konferencën për media, drejtori i ri i Teatrit të të Rinjve, Fëmijëve e Kukullave “Dodona”, Agron Shala, tha se nga dita në ditë ky festival është duke u bërë një ngjarje kulturore e veçantë në Kosovë që është duke zgjuar interes tek trupat e jashtme që të jenë pjesë e këtij festivali.
“Festivali është organizuar nën patronatin e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Të gjitha shpenzimet janë mbuluar nga Komuna e Prishtinës. Edhe ky edicion nuk është konkurrues, por revyal, që do të thotë trupat prezantohen, takohen njëra me tjetrën, këmbejnë përvojat. Ndoshta nga viti i ardhshëm, festivali do të bëhet me karakter garues”, është shprehur Shala.
Shefja e kabinetit, Fitore Pacolli, tha se ky festival nga dita në ditë po pasurohet me shfaqje të ndryshme nga vende të tjera të rajonit dhe botës.
“Festivale të tilla sjellin njohuri të reja për kulturat e ndryshme dhe tradita të popujve të ndryshëm. Prishtina është kryeqendër e cila përmes festivaleve të ndryshme krijon imazhin e një shteti. Që nga fillimi kemi thënë se rëndësi të veçantë do t’i kushtojmë fëmijëve, sidomos edukimit të tyre. Në të ardhmen do të shikojmë mundësitë buxhetore që të investojmë sa më shumë në Teatrin e Kukullave me qëllim që fëmijët të jenë më afër me artin dhe kulturën”, tha Pacolli.
Aktorja Melihate Qena shprehi dëshirën që ky festival të pasurohet edhe më shumë në të ardhmen, që publiku të njoftohet me të gjitha zhanret e teatrit për fëmijë.
“Nuk kemi pasur rast të punojmë me marioneta dhe lloje të tjera të kukullave, e nuk kemi pasur madje fare rast që të rritet ky teatër, të zmadhohet dhe të kemi edhe shfaqje me kukulla për të rritur, sepse në botë vihen në skenë edhe shfaqje të tilla”, tha Qena. /Telegrafi/
PROGRAMI I FESTIVALIT
E mërkurë, 24 shtator
Ora 12:00: Në Teatrin e Qytetit të Prishtinës – “Dodona”
Ora 17:00: Në Shkollën Fillore “Shtjefën Gjeçovi”, Janjevë
“MALA SCENA”, ZAGREB, KROACI
“NGJYRAT E YLBERIT – RRËFIMI PËR NGJYRAT”
Autore dhe interpretuese: Svetlana Patafta
Dizajnimi artistik i shfaqjes: Tonka Maleković
Punimi i marionetës: Amanda Prenkaj dhe Dunja Fajdić
Asistenti skenik tonik: Domagoj Klasić
Dizajnimi artistik: Klasja Habjan dhe Zita Nakić-Vojnović
Rreth shfaqjes: Çdo ngjyrë shpërfaq rrëfimin për jetën, për raportet, si dhe konceptet themelore që fëmijët i mësojnë në moshë të re. Në shfaqje përdoren teknika të ndryshme të kukullave, ndërsa zëri dhe gjuha e trupit janë po ashtu pjesë e rëndësishme e lojës.
E mërkurë, 24 shtator
Ora 12:00: Në Shtëpinë e Kulturës, Graçanicë
Ora 19:00: Në Teatrin e Qytetit të Prishtinës – “Dodona”
“POZORIŠTE LUTAKA NIŠ”, NISH, SERBI
“MALA PRINCEZA” (PRINCESHA E VOGËL)
Autore: Ksenija Stojanović
Regjia, skenografia dhe përzgjedhja e muzikës: Aleksandar Kanjevac
Luajnë: Marija Cvetković, Stanislava Staša Milosavljević, Davorin Dinić dhe Srđan Miljković
Kostumet: Dejan Gocić
Kukullat: Dragana Đurić
Lektor: Aleksandar Kanjevac
Rreth shfaqjes: Princesha e Vogël kishte një copëz ari në fyt, prandaj këndonte bukur. Por, është mendjemadhe dhe dëshiron të martohet me dikë që po ashtu këndon bukur mu si ajo. E, si ajo këndon vetëm djali i mullixhiut. Por, një ditë, Princesha humbi copëzën e artë. Gomari, duke pirë ujë, e përpin copëzën dhe nis të këndojë si ajo. Princesha që humb zërin, duhet ta përmbush premtimin e dhënë e të martohet me gomarin. Por, si çdo përrallë edhe kjo përfundon mirë…
E enjte, 25 shtator, ora: 12:00
“DĂRŽAVEN KUKLEN TEATĂR”, Varna, Bullgari
“POD GĂBKATA” (NËN KËRPUDHË)
Bazuar në veprën e autorit: Vladimir Suteev
Regjia: Bianka Benkovska
Skenografia: Temenga Stacheva
Dramatizimi: Bianka Benkovska
Muzika: Svetla Vasileva
Luajnë: Ekaterina Vasileva dhe Rosen Radev
Rreth shfaqjes: Diella dhe Shiu debatojnë se kush është më i rëndësishmi për fëmijët dhe lulet: Dielli apo Retë. Madje edhe livadhi është i ndarë në dy pjesë: në pjesën me diell dhe atë me re. Në anën e Diellës ka hare, lulet lulëzojnë, e kafshët këndojnë dhe vallëzojnë. Në anën e Shiut është një kërpudhë e nën të një kërmill i vogël, një flutur e lumtur, një sorrë e vogël kërcimtare, një lepur i frikësuar, një dhelpër dinake, një ujk jo fort i zgjuar dhe një ari i madh. Ata kërkojnë strehë dhe miq, por sa prej tyre mund të fshihen nën kërpudhë dhe si mund të rrinë aty?
E enjte, 25 shtator, ora: 19:00
TEATRI METROPOL, Tiranë, Shqipëri
“TOPSHEQERI”
Autore: Anilda Kaçaçi
Regjia: Suela Xhonuzi
Luajnë: Jurgen Caka, Armela Demaj dhe Rudi Koçibelli
Koreografia: Albi Minarrolli
Kostumet: Ina Elezi
Skena: Hysni Loka
Drejtor artistik: Suela Konjari
Rreth shfaqjes: Topsheqeri është një djalë i vogël tetëvjeçar. Ai vë në lojë vëllain e tij të madh, Albin, i cili, ndryshe nga Topsheqeri, është dembel dhe mendjemadh. Topsheqeri i ngre një kurth vëllait, bashkë me orën e murit, ose ndryshe Molloren, një personazh që ndryshe nga mollët e tjera që ekzistojnë në këtë botë, ajo nuk punon as me kurdisje e as me bateri, por vetëm me mollë. Shfaqja është bazuar mbi një nga teoritë më të njohura të Anton Chekhov, që thotë se fëmijët nuk gënjejnë kurrë dhe kanë ndërgjegje të pastër.
E premte, 26 shtator, ora: 12:00
“KOLAZH PANTOMIME”
Bazuar në mjeshtrin e pantomimës: Marcel Marceau
Luan: Trajce Gjorgiev
Rreth shfaqjes: Aktori i njohur maqedonas, përmes lojës tenton ta njoh si një fëmijë botën ku jeton, që kur “të rritet” të bëhet më i mirë ndaj shoqërisë dhe ndaj natyrës. Gjatë kërkimit të tij, ndonjëherë është i lumtur e ndonjëherë i mërzitur, por në fund del më i pasur nga mësimet që merr. Kolazhi përbëhet nga pesë tema të ndryshme e interesante, që ndërthuren në një rrëfim: “Kafeteria e vogël”, “Violinisti në rrugë”, “Marionetisti”, “Zogu” dhe “Luledielli”.
E premte, 26 shtator, ora: 19:00
TEATRI I KUKULLAVE – “PIRRO XECI”, POGRADEC, SHQIPËRI
“SHOKËT”
Autor dhe regjisor: Sotiraq Gusho
Kukullat: Sotiraq Gusho
Luajnë: Athina Mele, Vangjo Shkurti, Brunilda Shkurti dhe Evelina Kyçyku,
Muzika: Fation Tome
Rreth e shfaqjes: Dy shokë, banorë te ujit, gjejnë një gjë të hedhur. Secili nga ata kërkon ta përvetësojë dhe ky bëhet shkaku që miqësia e tyre të lëkundet. Nga kjo lëkundje kërkon të përfitojë – kush tjetër pos e keqja. E, kur shokët e kuptojnë gabimin, janë gati të sakrifikojnë gjithçka për njëri-tjetrin – miqësinë.
E shtunë, 27 shtator, ora: 12:00
TEATRI “ANDON ZAKO ÇAJUPI”, KORÇË, SHQIPËRI
“BONI BULLAFIQI”
Autor dhe regjisor: Ligoraq Riza
Skenografia dhe kukullat: Sotiraq Gusho
Animatorë: Xhorxhi Kita, Jorxheta Lalazi dhe Vito Thomai
Zërat: Zamira Kita. Ligoraq Riza, Sotiraq Bratko, Xhorxhi Kita dhe Jorxheta Lalazi.
Piktor ekzekutues: Sotiraq Gusho
Ndriçimi:Vaske Jani
Toni: Arben Deti
Gardëroba: Tatjana Sovjani
Mjeshtër skene: Pandi Gjanci, Sazan Rushani dhe Arton Stenci
Rreth shfaqjes: Një vogëlush mendon se është më i forti nga të gjithë shokët e tij. Por, kur papritmas lëndohet, kureshtja e shtyn të mësojë se kush është më i forti në këtë botë. Gjatë kërkimit që bën, vogëlushi kupton se forca matet në mënyra të ndryshme e me dhunti të ndryshme, dhe se forca e njeriut duhet të jetë mirësia dhe dashuria për të tjerët.
E shtunë, 27 shtator, ora: 19:00
TEATRI I QYTETIT TË PRISHTINËS.- “DODONA”, PRISHTINË, KOSOVË
“CIRKU I LODRAVE”
Bazuar në veprën e autorit: Samuil Yakovlevich Marshak
Adaptimi dhe regjia: Melihate Qena
Luajnë: May-Linda Kosumovic dhe Faris Berisha
Muzika përshëndetëse: Bahri Zariqi
Mjeshtër ndriçimi: Skender Latifi
Teknikë skene: Bedri Maloku, Fadil Bekteshi dhe Albert Gashi
Rreth shfaqjes: Shfaqja është e konceptuar në formë të cirkut, që e krijojnë dy personazhe: një djalë dhe një vajzë. Aty paraqitet jeta e klounit, që kudo kërkon sy të shikuesve, pak muzikë dhe pak lojë, gjithnjë me dëshirën që të tjerët t’i bëjë të hareshëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pesëdhjetë thënie të Volterit: Është e vështirë t’i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët të cilët ata i adhurojnë!

Viti 1998: Thyerja e miteve nga Malcolmi dhe parashikimi i tij për Kosovën

Përsëri, për gratë...

E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja

Historia e artit, përmes shtatë ngjyrave

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa