LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë Vaçe Zela

Ndërron jetë Vaçe Zela

Vaçe Zela, ikona e muzikës shqiptare, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare.

Pas një sëmundjeje të gjatë, këngëtarja shqiptare kishte ndërruar jetë në orën 01:00 të mëngjesit të së enjtes, në spitalin e Basel të Zvicrës.

Trupi i pajetë i këngëtarës shqiptare do të vijë të premten në Shqipëri, ku do t’i kryhen edhe nderimet e fundit, për kontributin që ka dhënë në muzikën shqiptare.

Vaçe Zela është është fituesja e parë e Festivalit të Parë me këngën “Fëmija i parë”, dhe ishte poashtu femra e parë shqiptare e nderuar në të gjallë me Urdhrin "Nderi i Kombit" nga presidenti Alfred Moisiu “Për vlerat e rralla si Artiste e Shquar”.


Zëri i saj madhështor, ka arritur të dëpertojë në zemrat e gjithë shqiptarëve të kudo ndodhur. /Telegrafi/KP/