Të mërkurën (9 tetor) në Frankfurt u hap panairi më i madh i librit në botë, me pjesëmarrje të mbi 7.300 botuesve nga 100 shtete të botës, ndër të cilat, në Sallën 5.1 me numër stende E150 është edhe Kosova.
Shoqata e Botuesve të Kosovës vazhdon me përgjegjësi të plotë pjesëmarrjen në festën më të madhe të librit në botë. Përgjegjësia nënkupton prezantimin e botuesve dhe të të arriturave në fushën e botimeve brenda dy panairieve, pajisjen e stendës me disenjimin e denjë me elementet e shtetësisë së Kosovës, por edhe paraqitjen estetike joshëse për vizitorët e shumtë që ka ky panair (e që sivjet pritet, sipas organizatorit Shoqatë së Botuesve dhe Librarëve Gjermanë, rreth 280.000) si dhe aktivitete të tjera që do ketë në vazhdim, në bashkëpunim me bashkatdhetarët tanë të shumtë në Gjermani dhe Europë
Stenda e Kosovës ka një vend dhe pamje të veçantë, vizitorët kanë në dispozicion katalogun e botuesve pjesëarrës në gjuhën angleze, materiale të tjera afirmuese për librin në veçanti, por në përgjithësi edhe për kulturën, historinë, arkeologjinë, bukuritë natyrore të Kosovës, etj.
Duhet përshëndetur faktin se pjesëmarrja e Kosovës, e botuesve të Kosovës, e vetë Shoqatës si iniciatore dhe bartëse e të gjitha punëve jo të pakta, mundësohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Ksovës, që mbulon shpenzimet e stendës. Punët e tjera rreth bartjes së librave, aranzhimit, personelit që janë jo të pakta Ministria nuk i heq dhe në këtë drejtim ka jo pak probleme, por që është arritur të tejkalohen për hir të prezantimit sa më dinjitoz të Kosovës në këtë panairi dhe të ruajtjes në radhë të parë të traditës së pjesëmarrjes, e domosdoshme edhe në rrafshin politik, meqenëse Kosovës i duhet edhe afrimim kulturor në përmasa ndërkombëtare. Panairi si ky i Frankfurtit është rast që duhet shfrytëzuar.
Janë botimet e rreth 20 shtëpive botuese të Kosovës, me më se 300 tituj, botime kryesisht të viteve të fundit, ku dominojnë botimet brenda dy panairieve, të vjetmit dhe të tanishmit: botime letrare dhe shkencore, monografi, përkthime dhe të gamës së gjerë, siç janë poezia, romani (proza), studimet (kritika) letrare, studime të ndryshme shkencore, antologji, etj.
Pjesëmarrja e botuesve si ASHAK, Instituti Albanologjik, Instituti i i Historisë, Koha, Buzuku, Dukagjini, Mendimi pozitiv, Dija, Shpresa, Pa… e arsyetojnë pjesëmarrjen dhe të arriturat në fushën e librit në Kosovë, e cila mund të quhet megjithatë e suksesshme dhe dinjitoze!
Ministria e Kulturës po përpiqet viteve të fundit me aq sa mundet të bëjë diç më shumë për librin, por kjo ndihmë duhet shprehur më fuqimisht.
Shoqata e Botuesve të Kosovës në stendë ka siguruar personel të mjaftueshëm që vizitorëve të shumtë t’ju japë informacionet e duhur qoftë në gjuhën gjermane, qoftë në atë angleze.
Nga Shqipëria marrin pjesë botuesi Onufri dhe Agjencia Botimpex.
Mysafir nderi është Brazili. Nga të dhënat e organizatorit do të jenë të pranishëm rreth 1.500 shkritmarë nga e gjithë bota, rreth 600 agjentë letrarë si dhe rreth 3.600 aktivitete që ndërlidhen me librin. Panairi ka edhe dy çmime prestixhioze që sivjet iu ndanë: Çmimi Gjerman i librit hungarezes Terezia Mora, ndërsa Çmimi i Paqes i Librarëve Gjermanë bjelloruses Svetlana Aleksieviç.
Në fjalën e rastit të mbajtur mbrëmë, drejtori i Panarit të Librit të Frankfurtit, Z. Jürgen Boos, deklaroi ndër të tjera se ndjehet optimist për fatin e librit, ose si e quan ai “industrisë tashmë të të sigurt të librit”, përkundër rënies minimaliste të shitjes këto dy vitet e fundit në shifrat simbolike prej 0.8-1.4 %.
Frankfurti ka traditën më të gjatë të panaireve të librit në botë, duke filluar nga shpikja gjeniale e shkronjave lëvizëse të Gutenbergut, në shek. XV. Tradita moderne e panairit fillon pas Luftës së Dytë Botërore, duke filluar nga viti 1949.
/Nora Vllahiu, Frankurt/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdes dramaturgu i njohur, Petrit Imami

Tekstin e këngës “Kur më vjen burri nga stani”, Tefta Tashkos ia shkroi Lasgush Poradeci

Iluminizmi francez dhe dy burra: Napoleon Bonaparti dhe Bethoven

Libraria “Dukagjini”, ofron të gjitha librat për mësimin e gjermanishtes në shkollat e Kosovës

Beteja e Albulenës: 560 vjet nga fitorja e pazakontë e Skënderbeut

Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës