Elementëve të rinj, që po përvijohen dita-ditës në sheshet e sapondërtuara të Prishtinës, iu shtua edhe një vepër e artit të rrugës. Një mace e madhe është pikturuar në një prej pallateve në qendër të kryeqytetit kosovar.
Macja e verdhë është vepër e artistit Thomas Vuille, nga Franca. I njohur ndryshe dhe si “Z. Maçok”, Vuille, me leje të komunës, e ka pikturuar “macen lozonjare” e cila, përveç se përcjell simbolikën e optimizmit dhe pozitives, ka qenë edhe simbol i protestave franceze kundër luftës në Irak.
Në vitin 1997, kur po studionte arte pamore, Thomas Vuille ishte pjesë e seminareve me nxënës të shkollave fillore në Francë, ku dhe u frymëzua për krijimin e simbolit të tij nga një nxënëse pakistaneze.
“Kur bëja seminare arti, një vajzë e vogël vizatoi për mua një mace, me buzëqeshje të madhe. Më pëlqeu shumë dhe po mendoja, nëse mua ma dha këtë ndjenjë, po ta përpunoj këtë vizatim të thjeshtë, edhe të tjerët që do ta shohin do të kenë të njëjtën ndjenjë”, tha Vuille.
Thomas aplikoi artin e tij në mënyrë ilegale deri në vitin 2007, kur edhe u arrestua duke pikturuar një mur në Francë. Me kalimin e kohës, galeri të ndryshme shprehën interesim për punën e tij.
Artisti vendosi “Mr. Cat” në muret e ndërtesave, trena, sheshe në katër anët e globit, në Vjenë, Paris, New York, Kubë, Londër, Japoni, Korenë e Jugut, Vietnam, Sarajevë etj., dhe së fundmi edhe në Prishtinë.
“Është mirë për njerëzit, u jep atyre lumturi dhe ndjenjë të mirë për qytetin e tyre”, shtoi Vuille.
Thomas Vuille erdhi në Kosovë në kuadër të projektit “Kudo-art në hapësira publike”, si bashkëpunim i Komunës së Prishtinës dhe Ambasadës Franceze në Kosovë, që ka për qëllim pasurimin e hapësirave publike me vepra origjinale arti, nga artistë të vendit e të huaj. /Top Channel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Ryshfet dhe mashtrim: Shpëtimi i 1,200 hebrenjve nga Oskar Schindler gjatë Luftës së Dytë Botërore

Komunizmi përmes artit të të rinjve

Historia e panjohur e pasardhësve të Skënderbeut

Hirshmëria e Mozartit

Poezitë e para evropiane për Skënderbeun

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker